Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si parashikohet të jetë moti gjatë stinës së pranverës?

14/02/2026 - 16:04
në Lajme
A A
Si parashikohet të jetë moti gjatë stinës së pranverës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parashikimet më të fundit afatgjata për pranverën e vitit 2026 tregojnë se dobësimi i fenomenit La Nina mund të ndikojë në kushtet sezonale të motit në Evropë.

Parashikohet një tendencë për presion më të ulët të ajrit mbi kontinent dhe presion më të lartë mbi veriun e largët, një model i zakonshëm në pranverat e lidhura me La Niñan, i cili konfirmohet edhe nga të dhënat historike.

Pranvera meteorologjike përfshin muajt mars, prill dhe maj. Ajo është një periudhë kalimtare nga dimri në verë, që sjell një gamë të gjerë kushtesh atmosferike, shkruan Severe Weather Europe.

Ngrohja stratosferike

Në stratosferë aktualisht po fillon një ngrohje e shpejtë, e cila mund të ndikojë në motin në fund të shkurtit dhe gjatë marsit, pra në fillim të pranverës meteorologjike.

Ngrohja stratosferike është një rritje e menjëhershme e temperaturës dhe presionit në stratosferë që shqetëson Polin e Veriut dhe, me kalimin e kohës, efektet e saj mund të shtrihen deri në shtresat më të ulëta të atmosferës.

Parashikimet për stratosferën, në lartësi rreth 30 kilometra, tregojnë një valë të fortë ngrohjeje, me temperatura deri në 40 gradë Celsius mbi normalen. Pritet që ky fenomen të favorizojë krijimin e zonave me presion të lartë mbi Grenlandë, duke hapur hapësirë për zona me presion të ulët mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Kjo situatë mund të sjellë mot më të paqëndrueshëm, me temperatura nën mesataren në pjesët perëndimore, qendrore dhe veriore të Evropës, si dhe me reshje më të shumta në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore.

Dobësimi i La Ninës

Afatgjatë, pritet që modelet e motit pranveror të ndikohen nga ndryshimet në Paqësor. La Nina, faza e temperaturave më të ulëta të oqeanit në Paqësorin tropikal, po dobësohet. Analizat më të fundit tregojnë se anomalitë e ftohta po tërhiqen gradualisht, ndërsa në pjesën lindore të rajonit tashmë po shfaqen anomali më të ngrohta.

Parashikimet afatgjata sinjalizojnë përfundimin e La Ninës dhe një kalim të mundshëm të shpejtë drejt fazës së El Niño, që mund të ndodhë që në verë. Një tranzicion i tillë i shpejtë është regjistruar disa herë edhe në të kaluarën. Analiza e atyre viteve tregon një tendencë për presion më të ulët të ajrit mbi Evropë gjatë pranverës, me presion më të lartë në veri.

Të dhënat historike të temperaturave për këto periudha tregojnë një prirje për temperatura nën mesatare, veçanërisht në pjesët veriore, qendrore dhe perëndimore të kontinentit. Kjo lidhet me një rrjedhje më të shpeshtë veri-lindore të ajrit, e cila favorizon depërtimin e masave ajrore më të ftohta drejt Evropës.

Parashikimi i ECMWF-së

Modeli evropian ECMWF për pranverën, pra për muajt mars, prill dhe maj, parashikon krijimin e një zone me presion të lartë mbi Atlantikun Verior dhe Evropën Juglindore.

Megjithatë, mbi pjesët qendrore dhe perëndimore të kontinentit pritet të vazhdojë tendenca e presionit më të ulët, e ngjashme me modelet e viteve kur La Niña po dobësohej.

Si pasojë, parashikimet e temperaturave tregojnë mot më të ngrohtë drejt juglindjes së Evropës, ndërsa në pjesët perëndimore, veriore dhe veri-qendrore pritet një tendencë për temperatura normale deri nën mesatare.

Sa i përket reshjeve, pritet një pranverë më e lagësht në pjesën më të madhe të kontinentit, çka është në përputhje me praninë e zonave me presion të ulët.

A mund të ketë borë?

Si një stinë kalimtare, pranvera mund të sjellë ende reshje bore, veçanërisht në gjysmën e parë të sezonit. Parashikimi i kombinuar i ECMWF dhe UK Met Office për muajin mars tregon sasi bore më të ulëta se mesatarja.

Megjithatë, parashikimi për prillin paraqitet më interesant, pasi sinjalizon sasi bore normale deri mbi mesatare në Evropën veri-qendrore, si edhe drejt veriut dhe lindjes së kontinentit.

Kjo situatë mund të lidhet me një zonë më të theksuar me presion të ulët mbi pjesën qendrore të Evropës gjatë prillit, e cila, në kombinim me presionin më të lartë në veri, favorizon rrjedhje veri-lindore të ajrit dhe krijimin e kushteve më të ftohta, të përshtatshme për reshje bore. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht
14/02/2026 - 16:56

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info para disa ditësh kishte publikuar një artikull ku dëshmohej se si spitali “Sante Plus” po operonte...

Më shumëDetails

Operacioni sekret në Siri, nxirret nga kampi shqiptarja Eva Dumani

Operacioni sekret në Siri, nxirret nga kampi shqiptarja Eva Dumani
14/02/2026 - 16:49

Në sekret të plotë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka mundur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në...

Më shumëDetails

Blerim Latifi për takimin Erdogan-Vuçiq: Në Serbi investimet milionëshe, në Kosovë ringjalljen e kujtesës osmane

Blerim Latifi për takimin Erdogan-Vuçiq: Në Serbi investimet milionëshe, në Kosovë ringjalljen e kujtesës osmane
14/02/2026 - 16:34

Analisti politik dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar për takimin që presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pasur në Ankara me presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan. Latifi...

Më shumëDetails

Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë: Do të jetë mandati i hekurudhave, digave e stadiumeve

Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë: Do të jetë mandati i hekurudhave, digave e stadiumeve
14/02/2026 - 16:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takua me deputetë nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah...

Më shumëDetails

Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih, e quan mik të Serbisë

Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih, e quan mik të Serbisë
14/02/2026 - 16:08

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është takuar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih me Richard Grenellin, drejtues i Qendrës Kenedy, që pritet të mbyllet për dy...

Më shumëDetails

Nuk i deklaroi mbi 15 mijë euro dhe mbi 31 mijë dinarë serbë, e zë Dogana

Nuk i deklaroi mbi 15 mijë euro dhe mbi 31 mijë dinarë serbë, e zë Dogana
14/02/2026 - 15:28

Dogana e Kosovës ia ka zbuluar një shtetasit të huaj me banim në Kosovë mbi 15 mijë euro e mbi 31 mijë dinarë serbë. Ai u zu gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Lushtaku i’a bën 1:0 Pecit – Bordi ua vazhdon mandatin edhe për 3 vite Zv.Kryeshefit dhe Sekretarit të Unitetit, persona të afërt me kryetarin e Skenderajt

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të kushëririt të tyre në Skenderaj, konfirmon Prokuroria

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Reagimi epik i Oltës kur Labi thotë se ka lexuar Frojdin: Ia fut kot, asnjë libër s’e ke lexuar – gënjeeen!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë