Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u dhanë afro gjysmë milioni euro tenderë nga Komuna e Gjakovës për kompaninë e themeluar nga nënkryetari i saj?

31/10/2025 - 21:11
në Lajme
A A
Si u dhanë afro gjysmë milioni euro tenderë nga Komuna e Gjakovës për kompaninë e themeluar nga nënkryetari i saj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania “Dreni”, që është themeluar nga Flamur Fetahaj, nënkryetar i Gjakovës, ka marrë disa tenderë po në këtë komunë. Këto kontrata kapin shifrën prej afro gjysmë milioni dhe u dhanë kryesisht për transport.

Flamur Fetahaj në faqen zyrtare të komunës figuron si nënkryetar i Komunës që udhëhiqet nga Ardian Gjini.

I njëjti, në të dhënat e tij, ka deklaruar se është themelues dhe menaxher i kompanisë auto-transportuese “Dreni”.

Pikërisht kësaj kompanie të themeluar nga nënkryetari i janë besuar disa tenderë nga Komuna e Gjakovës.

Kontratat që u lidhen nga Komuna me kompaninë “Dreni”

Në platformën e-prokurimit figurojnë disa kontrata të kompanisë “N.P.SH. ” Dreni “, të gjitha këto janë të lidhura me Komunën e Gjakovës, shkruan Insajderi.

Në këtë vit u nënshkruan dy tenderë: një për “Transportin e nxënësve nga Lagjja Ali Ibra në shkolla”, në vlerë prej afro 14 mijë euro, dhe tjetri “Re-tender – Transporti i nxënësve në relacione të ndryshme”.

Ndërsa në vitin 2024, kjo kompani e themeluar nga nënkryetari ka përfituar 115 mijë euro.


Por më së shumti kjo kompani del se ka fituar në vitin 2023, kur mori tenderin “Transporti i nxënësve në relacione të ndryshme”, prej afro 200 mijë euro.

Çka fshihet prapa kompanisë “N.P.SH. Dreni”?

Në vitin 2019, gjatë deklarimit të pasurisë Flamur Fetahaj, deklaroi se është drejtor në kompaninë “N.P.SH. ” Dreni.

Ndërsa në pronësi ka deklaruar edhe 4 autobusë në vlerë prej 35 mijë euro.


Në vitin 2020 ai deklaron se nga kjo kompani merr të ardhura vetëm djali i tij.

Por, në vitin 2021 kur bëhet nënkryetar ndryshon deklarimin.

Kjo kompani figuron në atë deklarim në emër të Gëzim Lulaj.

Sipas LVV-së dega në Gjakovë, Lulaj ishte shofer i tij.

Ndërsa kompania “Dreni“, nga viti 2021 ka u ‘shpërblye’ me afro gjysmë milioni nga Komuna e Gjakovës.

JU REKOMANDOJMË

Novi-Sadi bëhet gati për protestën që po e tmerron Vuçiqin
Lajme

Novi-Sadi bëhet gati për protestën që po e tmerron Vuçiqin

01/11/2025 - 01:29
Joseph: Trump mund ta bëjë ofertën që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në NATO
Kryesore

Joseph: Trump mund ta bëjë ofertën që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në NATO

01/11/2025 - 01:27
Arian Tahiri: Shumë qytetarë po më thonë se kësaj radhe do më mbështesin për shkak të sulmeve të pandershme ndaj meje
Lajme

Arian Tahiri: Shumë qytetarë po më thonë se kësaj radhe do më mbështesin për shkak të sulmeve të pandershme ndaj meje

31/10/2025 - 23:01
Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion
Lajme

Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

31/10/2025 - 22:41
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

Haxhiu: Po pres se çfarë koalicioni do të jetë ky i Prishtinës, nëse është PDK-LDK konsideroj që ka negociata përtej…

31/10/2025 - 22:18
“Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë, nuk meritojnë asgjë” – Shqiprim Arifi i ashpër me Kurtin
Lajme

“Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë, nuk meritojnë asgjë” – Shqiprim Arifi i ashpër me Kurtin

31/10/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Osmani qeshet teksa thotë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që shkel interesat e Kosovës

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Jam i bindur që në këto zgjedhje ka me u deklasue Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë