Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

06/02/2026 - 17:30
në Lajme
A A
Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazmend Berisha, inspektor në Inspektoratin Qendror të Punës, ka përfunduar në pranga nën dyshimin për korrupsion. Ai dyshohet se shfrytëzoi autoritetin e tij zyrtar për t’i zhvatur para një biznesmeni në këmbim të lejimit të punimeve në një kompleks banesor në Prishtinë. Insajderi sjell detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit ka vënë në pranga Gazmend Berishën, me profesion Inspektor i Punës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të cilat i ka siguruar Insajderi, Berisha dyshohet se me datë 28 janar 2026, ka tentuar të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit M.K.

Si nodhi ngjarja?

Inspektori Berisha, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në kompleksin banesor “Tregtia” në lagjen Kodrina në Prishtinë, kishte gjetur parregullsi gjatë procesit të punës ku po punonte një grup punëtorësh. Në vend që të zbatonte ligjin, ai dyshohet se zgjodhi rrugën e korrupsionit.

“I pandehuri Gazmend Berisha… ka kërkuar shumën prej 2000.00 euro ryshfet nga tani i dëmtuari Mithat Kodra, me qëllim që të veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, në lidhje me lejimin për të punuar në objektin banesor,” thuhet në dosjen e Prokurorisë të cilën e posedon Insajderi.

Hetuesit policorë kanë vepruar me shpejtësi duke përdorur masa të veçanta hetimore. Sipas dosjes, inspektori Berisha tashmë kishte pranuar 1,000 euro si këst të parë, ndërsa ishte dakorduar që pjesa tjetër prej 1,000 eurosh t’i dorëzohej më datë 8 shkurt 2026.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve, prokuroria ka siguruar një varg provash materiale që rëndojnë pozitën e tij: CD-në me incizime nga kamerat e marketit “E..”, vend ky ku ishte zhvilluar takimi për dorëzimin e parave; Vërtetimin mbi sekuestrimin e sendeve dhe shënimet zyrtare.

Prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se i pandehuri mund të asgjësojë apo ndryshojë provat. Në dosje theksohet se Berisha ka treguar vetëdije për kundërligjshmërinë e veprimeve të tij, duke insistuar gjatë komunikimit që “të mos përmenden paratë në telefon”.

Për më tepër, Prokuroria dyshon se pas publikimit të rastit në media, mund të paraqiten edhe viktima të tjera që mund të kenë qenë pre e skemave të ngjashme të zhvatjes nga ky inspektor.

Ditë më parë, gjykata mori vendim dhe ndaj të njëjtit u shqiptua masa e paraburgimit prej 1 muaj.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lajme

Haradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO

06/02/2026 - 18:28
Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Bruksel se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare: Duhet monitorim i rreptë
Lajme

Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Bruksel se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare: Duhet monitorim i rreptë

06/02/2026 - 18:24
Don Xhon befason fansen romune që fytyrën e tij e bëri tatuazh
Lajme

Don Xhon befason fansen romune që fytyrën e tij e bëri tatuazh

06/02/2026 - 18:17
Qeveria amerikane alarmon qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga Irani
Lajme

Qeveria amerikane alarmon qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga Irani

06/02/2026 - 18:07
PDK voton për ndarjen 7 milionë eurove për Sheshin ‘Xhorxh Bush’, që Uran Ismaili premtoi ta hapte
Lajme

PDK voton për ndarjen 7 milionë eurove për Sheshin ‘Xhorxh Bush’, që Uran Ismaili premtoi ta hapte

06/02/2026 - 17:50
Arrestimi i ish-shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë as edhe një pikë idealizmi
Lajme

Arrestimi i ish-shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë as edhe një pikë idealizmi

06/02/2026 - 17:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjukanoviq i vjen Kurtit në zyrën e tij – çfarë diskutuan- detaje

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Alberti”, “Sherreti”, “AutoMita” shitën mbi 100 milionë € vetura në vit, deklaruan 10.5 milionë € fitim neto

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    346 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 87

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë