
Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se pos nëntë kandidatëve të kësaj partie që i propozuan për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nuk do të dalin me një propozim tjetër.
Ai para deputetëve tha se nuk do të marrin pjesë në shkelje të Kushtetutës, njofton Klankosova.tv.
Deklarata erdhi pasi të nëntë deputetët nga radhët e Listës Serbe nuk arritën t’i marrin votat për postin e nënkryetarit të pestë të Kuvendit.