Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

04/02/2026 - 20:29
në Ekonomi, Lajme
A A
Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në EvropëShare Button Gazeta Blic Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit.

Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të pamjaftueshme për të ndjekur ritmin e vendeve fqinje. Në krahasim, Shqipëria ka arritur një nivel prej rreth 11 mijë dollarësh për frymë në vitin 2025, duke u renditur e 83-ta në botë për këtë tregues. Megjithatë, edhe Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë, larg mesatares europiane dhe asaj globale.Në rajon, Serbia ka marrë kryesimin me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke lënë pas Malin e Zi (14.9 mijë dollarë), ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina renditen mbi Kosovën, por nën Shqipërinë në disa tregues nominalë.
Kur të ardhurat për frymë maten sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tabloja për Kosovën mbetet edhe më shqetësuese. Ky tregues, që llogarit jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mallra dhe shërbime mund të blejë realisht një qytetar në vendin e vet, e rendit Kosovën në vendin e 98-të në botë, shumë më poshtë se vendet e rajonit. Kjo tregon se fuqia reale blerëse e qytetarëve të Kosovës është e kufizuar dhe ndikohet fort nga të ardhurat e ulëta dhe struktura e dobët ekonomike.Shqipëria, ndonëse renditet më mirë se Kosova në këtë tregues, mbetet prapa Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar një kosto jetese relativisht më të lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave. Shqipëria renditet e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas PPP, me rreth 23.3 mijë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e 77-të.

Në terma krahasues, të ardhurat për frymë të Shqipërisë përbëjnë vetëm 28% të mesatares europiane dhe rreth 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian, që arrin mbi 46 mijë dollarë. Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale prej 14.6 mijë dollarësh për frymë. Kosova, nga ana tjetër, mbetet edhe më larg këtyre niveleve, duke thelluar hendekun me Europën. /Buletini Ekonomik

JU REKOMANDOJMË

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
Lajme

Koci: Opozita s’merret vesh as kur Kurti ua jep mundësinë për me propozu kandidat për president

04/02/2026 - 21:26
Haradinaj në Kongresin Amerikan: Koha është tani – Kosova e gatshme për NATO
Lajme

Haradinaj në Kongresin Amerikan: Koha është tani – Kosova e gatshme për NATO

04/02/2026 - 21:13
“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan
Lajme

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

04/02/2026 - 21:03
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Ekonomi

Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë

04/02/2026 - 20:58
Pas Vetëvendosjes, edhe Elbert Krasniqi në emër të grupit multietnik kritikon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin në rastin e Nenad Rashiqit
Lajme

Pas Vetëvendosjes, edhe Elbert Krasniqi në emër të grupit multietnik kritikon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin në rastin e Nenad Rashiqit

04/02/2026 - 20:52
“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington” – Shaip Kamberi takon zyrtarët e SHBA-së
Lajme

“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington” – Shaip Kamberi takon zyrtarët e SHBA-së

04/02/2026 - 20:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    370 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për grabitje, dyshohet edhe për krime lufte

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë