Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Siria u kërkon grave që të mbulohen në plazhe publike, kufizime edhe për burrat

11/06/2025 - 14:44
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Siria u kërkon grave që të mbulohen në plazhe publike, kufizime edhe për burrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria siriane e udhëhequr nga islamistët ka vendosur që gratë duhet të veshin burkini ose rroba të tjera të notit që e mbulojnë trupin në plazhe publike dhe në pishina, ndërsa rrobat e plazhit në stilin perëndimor lejohen në klube private dhe hotele luksoze.

Vendimi i Ministrisë së Turizmit, i lëshuar këtë javë, e shënon herën e parë që autoritetet e Damaskut kanë lëshuar udhëzime që lidhen me atë se çfarë mund të veshin gratë që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë regjimit të hekurt të familjes Assad në Siri, i karakterizuar nga një ideologji nacionaliste e sekulare, shteti nuk kishte vendosur kufizime të tilla, edhe pse njerëzit shpesh visheshin në mënyrë modeste në plazhe publike, duke i pasqyruar normat konservatore.

Kërkesat e reja u caktuan në një vendim më të gjerë të datës 9 qershor dhe në të cilin përfshihen udhëzime për sigurinë publike në plazhe dhe në pishina në prag të verës, si mosqëndrimi për kohë shumë të gjatë në diell dhe mbrojtja nga kandilat e detit.

Në vendim thuhet se ata që shkojnë në plazhe dhe në pishina publike duhet të veshin “rroba të duhura noti që i respektojnë njerëzinë publike dhe ndjenjat e segmenteve të ndryshme të shoqërisë”, duke kërkuar “rroba noti më modeste” dhe duke i saktësuar “burkimit ose rrobat e notit që e mbulojnë trupin më shumë”.

Kufizime ka edhe për gjininë tjetër. Burrat duhet të veshin këmishë, kur nuk janë duke notuar, dhe nuk u lejohet që të dalin me gjoks të zhveshur “në zona publike jashtë zonave të notimit – në holle të hoteleve ose… në restorante”, thuhet më tej në vendim.

Në vendim thuhet, gjithashtu, se “në zona publike jashtë plazheve dhe pishinave të notit”, është e parapëlqyer që të vishen rroba të gjera që i mbulojnë krahët dhe gjunjët dhe të shmangen rrobat e tejdukshme ose shumë të ngushta.

Sidoqoftë, në vendim ofrohet një përjashtim për hotelet që kanë katër yje ose më shumë si dhe për plazhet, pishinat dhe klubet private, duke thënë se “veshmbathja normale perëndimore e larjes” lejohet përgjithësisht, “me respektim të moralit publik dhe brenda kufijve të shijes publike”.

JU REKOMANDOJMË

​20 qytetet më të pasura në botë
Kuriozitete

​20 qytetet më të pasura në botë

06/11/2025 - 10:54
Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra
Lajme

Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra

05/11/2025 - 13:22
Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla
Kuriozitete

Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

04/11/2025 - 13:06
Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së
Lajme

Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së

02/11/2025 - 19:26
Vidhen 15 palë këpucë në një xhami të Ferizajt
Lajme

Vidhen 15 palë këpucë në një xhami të Ferizajt

01/11/2025 - 17:16
Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion
Lajme

Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

31/10/2025 - 22:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndodh edhe kjo: Ky kandidat për kryetar komune tërhiqet nga gara e balotazhit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrëqethëse: Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Mos më ik, mos më ik – VV ka për ta përmendur 2021 si atë që ka shkuar te miqtë…” , Debati i ashpër Buzhala – Hoxha

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë