Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Situata në Banjskë ishte serioze, ambasadori britanik Hargreaves: Presim arrestimin e Radojçiqit

31/10/2024 - 13:33
në Kryesore, Lajme
A A
Situata në Banjskë ishte serioze, ambasadori britanik Hargreaves: Presim arrestimin e Radojçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike në Kosovë, ndërsa ka ndarë përvojën e tij gjatë takimit që ka pasur me qytetarët serbë.

Hargreaves ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte shumë pozitive.

“Kam pasur mundësi që të vizitoj disa herë këtë vit veriun e Mitrovicës. Mendoj që është shumë e dobishme që të kuptoj dhe dëgjoj shpresat dhe aspiratat nga vetë njerëzit këtu. Disa politikanë që i takuam shpresonin se do të marrin pjesë në zgjedhje e shkurtit. Natyrisht ne e mbështesim shumë këtë, kjo do të ishte shumë pozitive”, ka thënë ambasadori britanik.

Ai ka thënë se tensionet në veri duhet të menaxhohen me ndjeshmëri dhe kujdes, duke theksuar se janë në dijeni për ngjarjet që po ndodhin në këtë pjesë.

“Është kohë e vështirë, e dijmë këtë. Çdo ditë ka gjëra që ndodhin dhe duhet të menaxhohen me kujdes dhe me ndjeshmëri”, ka thënë Hargreaves.

E për situatën e sigurisë në veri, ambasadori Hargreaves pati edhe sugjerime për institucionet.

 

Hargreaves ka thënë se institucionet dhe Policia e Kosovës duhet t’u përmbahen rregullave dhe proceseve, duke i respektuar të drejtat e gjithëve.

“Qartazi ka çështje që vihen në pah here pas here për mënyrën se si po bëhet ndarja e sigurisë këtu, administrimi dhe është me rëndësi që institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës të sillen në mënyrën e duhur se si janë trajnuar për të bërë, në mënyrë që i respekton të drejtat e të gjithëve dhe i mbron njerëzit”, ka thënë ambasadori britanik, i cili ka theksuar se kanë një proces për të menaxhuar situatën e sigurisë, për çka sipas tij, institucionet duhet t’i përmbahen.

Ambasadori britanik ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka ngecur dhe se nuk ka ndonjë zhvilllim, por megjithatë, ai ka theksuar se përpjekjet për avancim të raporteve mes të dy paleve nuk do të ndalen derisa të ketë përparim në këtë drejtim.

“Nuk është fshehtësi që momentalisht dialogu nuk po ec aspak, as shpejt e as pozitivisht siç kemi shpresuar dhe do të dëshironim. Vazhdojmë që t’i nxisim të dy palët që të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë energjike që të shkohet deri në fazën e ardhshme”, ka thënë ai derisa ka përkrahur idenë për një dialog lokal mes shqiptarëve dhe serbëve.

Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme, ndërsa ka theksuar se qeveria duhet ta dërgojë draftin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Hargreaves, asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.

“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves.

I pyetur për sulmin në Banjskë, Hargreaves ka thënë se situata në Banjskë ishte shumë serioze, teksa ka theksuar se presin arrestimin e Radojçiqit.

“Situata në Banjskë ishte sulm serioz, një situate shumë serioze. Ende po kërkojmë që zoti Radojçiq të jape llogari për këtë”, ka thënë Hargreaves.

Derisa ka kërkuar avancim në dialog, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se vend i tij ka marrëdhënie të veçantë me Kosovën, duke thënë se e mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Qeveria ime në veçanti është e interesuar për Kosovën. E kemi një rekord të gjatë, një marrëdhënie të veçantë me këtë vend. Ka shumë përkushtim, zotim, energji në Mbretërinë e Bashkuar ndaj Kosovës”, ka thënë ambasadori britanik.

Ndryshe, në raportin e gjihtashtu është thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në dialog, por nga to kërkohet që të demonstrojnë më seriozisht dhe në mënyrë më konstruktive përkushtim për të ecur përpara.

Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar që t’i evitojnë veprimet dhe retorikën nxitëse, që rrezikojnë stabilitetin dhe nuk janë në përputhje me dialogun dhe pajtimin.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohen 17.7 milionë euro të fshehura në pyje, depo e prona private – Në shënjestër ish-ministri i Orbanit

Zbulohen 17.7 milionë euro të fshehura në pyje, depo e prona private – Në shënjestër ish-ministri i Orbanit
15/11/2026 - 09:18

Autoritetet hungareze kundër korrupsionit kanë sekuestruar rreth 19.5 milionë dollarë para, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi...

Më shumëDetails

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
15/11/2026 - 08:57

Pasnesër me 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
15/11/2026 - 08:39

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, ditën e djeshme rreth orës 17;00, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në vendin e ngjarjes kanë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot me diell dhe me vranësira
15/11/2026 - 08:09

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i...

Më shumëDetails

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
14/11/2026 - 23:02

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...

Më shumëDetails

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
14/11/2026 - 22:27

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes së cilës kërkon sigurimin e terapisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë