Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Situata politike në vend, Cakolli ‘‘paralajmëron’’ vakum institucional në KQZ

05/03/2026 - 16:48
në Lajme
A A
Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend duke thënë se ‘’skenari i zgjedhjeve’’ të reja po ‘’duket gjithnjë e më i mundshëm’’.

Cakolli ka thënë se, pavarësisht situatës me postin e presidentit, institucionet duhet të sigurohen që të paktën përgatitja për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje.

Cakolli ka deklaruar edhe se, afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ’së është ‘’tashmë jashtëzakonisht i ngushtë’’.

‘’Për më tepër, institucioni që i organizon ato duhet të jetë jo vetëm funksional dhe me mandat, por edhe i pakontestueshëm, në mënyrë që gjatë procesit zgjedhor të mos hyhet në debat për legjitimitetin e tij’’, ka deklaruar ajo.

Postimi:

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndonëse mbetet e paqartë nëse do të ketë zgjidhje apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, institucionet duhet të sigurohen që të paktën përgatitja për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje.

Kjo nënkupton para së gjithash qartësi për përbërjen e KQZ-së, që është e lidhur me ciklin zgjedhor dhe duhet të reflektojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pas certifikimit të rezultateve më 9 shkurt, ligji përcakton një procedurë deri në 42 ditë për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, sipas përbërjes së re të Kuvendit. Presidentja ka pasur 30 ditë afat – që skadon më 11 mars – për t’u kërkuar partive parlamentare nominimet. Këto të fundit kanë një javë për t’i dorëzuar emrat, ndërsa emërimi bëhet brenda pesë ditëve nga Presidentja.

Megjithatë, grupet parlamentare me të drejtë propozimi ekzistojnë vetëm për sa kohë që Kuvendi ka mandat dhe nuk shpallen zgjedhjet e reja. Me skenarin e zgjedhjeve që duket gjithnjë e më i mundshëm, kjo do të thotë se afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është tashmë jashtëzakonisht i ngushtë.

Kjo bëhet edhe më problematike për shkak se ligji aktual nuk parasheh më vazhdim automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë, siç përcaktohej me ligjin e vjetër. Prandaj, në një moment kur zgjedhjet e reja mund të bëhen të pashmangshme, nisja dhe përmbyllja e kësaj procedure brenda afateve ligjore është thelbësore për të shmangur çdo vakum institucional në administrimin e zgjedhjeve.

Për më tepër, institucioni që i organizon ato duhet të jetë jo vetëm funksional dhe me mandat, por edhe i pakontestueshëm, në mënyrë që gjatë procesit zgjedhor të mos hyhet në debat për legjitimitetin e tij.

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?

Mushkolaj ironizon: Mirë që dita e rrenave pushim
05/03/2026 - 18:41

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani që presidenti të zgjidhet nga populli. Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka pyetur: “Ku ke kjo...

Më shumëDetails

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit
05/03/2026 - 18:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po mban mbledhjen pasi presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që...

Më shumëDetails

Koci: Ne kemi problem të cilin duhet ta zgjidhim sonte deri në 12, Osmani po propozon diçka që merr kohë me muaj

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
05/03/2026 - 18:13

Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për propozimin e Vjosa Osmanit për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit direkt nga...

Më shumëDetails

Gashi për amendamentet për president: Lojë e lodhur e manovër politike, është proces që zgjat me muaj

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/03/2026 - 18:11

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të...

Më shumëDetails

Amendamentet kushtetuese për zgjedhjen direkte të Presidentit- Cakolli flet për procedurat

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
05/03/2026 - 17:58

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e sheh të vështirë dhe të papërshtatshme mundësinë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Ai ka shpjeguar procedurën e cila...

Më shumëDetails

Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
05/03/2026 - 17:32

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president. Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”

    Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë