Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Sivjet, zero prodhim” – Ngricat godasin bujqit dhe prodhimet e tyre

11/04/2025 - 16:47
në Kryesore, Lajme
A A
“Sivjet, zero prodhim” – Ngricat godasin bujqit dhe prodhimet e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga vreshtat e tij 15-hektarëshe në Rahovec priste të nxirrte rreth 100 mijë kilogramë rrush. Por, pas tri netëve me ngrica, Habib Dina tani pret “zero prodhim”.

“Temperaturat kanë rënë nën zero gradë, do të thotë, në minus tri gradë. Kjo i ka dëmtuar sythat e vreshtave. Aty më nuk ka prodhim. Për sivjet, zero prodhim kemi”, thotë Dina për Radion Evropa e Lirë.

Dina nga Shoqata e Vreshtarëve “Kultivuesit e rrushit”, thotë se ai ka pësuar dëme në vlerë prej pesë deri në gjashtë mijë euro për hektar.

Nga 6 prilli, për tri net radhazi, nëpër rajonet e ndryshme të Kosovës pati rënie të temperaturave deri në minus pesë gradë Celsius.

Meqë muaji mars ishte relativisht i ngrohtë, lloje të shumta të pemëve dhe perimeve kishin lulëzuar dhe kishin nxjerrë sythat. Por, ngricat e fillimit të prillit i dëmtuan seriozisht këto kultura bujqësore.

Në Rahovec, ku gjenden mbi 70 për qind e 3.200 hektarëve me vreshta në Kosovë, nga ngricat do të pësojnë edhe përpunuesit e rrushit.

“Nuk llogaritet më veç rrushi, por është zinxhiri. Dikush e prodhon verën, dikush merret me agroturizëm, dikush shet alkool për t’ia rritur vlerën [rrushit], dikush shet lëngje të rrushit”, thekson Dina.

Ai shton se janë rreth pesë mijë familje në Kosovë, të cilat varen nga zinxhiri i prodhimit, përpunimit dhe shitjes së rrushit dhe nënprodukteve të tij.

Dëmtohen vreshtarët, më pak kultivuesit e perimeve
Mejdi Kabashi, i cili drejton biznesin familjar për prodhimin e verës dhe rakisë, “Kalaja Dafina”, thotë se sivjet kishte mbjellë vetëm një hektar me rrush për nevoja familjare. Por, për prodhimtarinë e tij, lëndën e parë rëndom e blen nga vreshtarët vendas.

Sipas tij, dëmet që kanë shkaktuar temperaturat e ulëta në vreshta, do t’ia vështirësojnë tej mase prodhimtarinë.

“Për mua do të jenë [dëmet] rreth 40 apo 50 mijë euro, si prodhues i vogël, familjar. Do të jenë shumë të mëdha, sepse unë prej atyre të ardhurave prodhoj, shes dhe jetoj”, thotë Kabashi.

Autoritetet komunale të Rahovecit tashmë kanë nisur të bëjnë vlerësimin e dëmeve në vreshtat e kësaj komune.

Berat Duraku, nga drejtoria për Bujqësi e Komunës së Rahovecit, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet komunale kompetente kanë krijuar një komision të përbashkët me Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që do të bëjë vlerësimin e dëmeve.

“Nuk është përqindja e njëjtë e dëmit në secilin varietet dhe te secili kultivues. Kryesisht më të goditur janë kultivuesit e hershëm, siç janë ata të rrushit të tryezës, që shkon deri në 90 për qind [dëme], ndërkaq në pozicione të caktuara edhe 100 për qind. Te rrushi për industri, besoj se përqindja është pak më e ulët, por edhe aty ka dëme që janë të mëdha”, thekson Duraku.

Ai shton se pas vlerësimit përfundimtar, rreth një javë më vonë, komisioni për vlerësimin e dëmit do të dalë me një raport dhe autoritetet komunale do t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë për të shqyrtuar mundësitë e kompensimit eventual për vreshtarët e dëmtuar.

Sa u përket perimeve, ai thotë autoritetet komunale i kanë udhëzuar bujqit si t’i mbrojnë kulturat bujqësore dy ditë para se të nisnin ngricat.

Muharrem Hoti nga Krusha e Madhe e Komunës së Rahovecit, në 20 ar të mbuluara me serra, kultivon fidanët e specave dhe domate. Ai dhe familjarët e tij kanë improvizuar kushte në serra për të mos lejuar dëmtimin e produkteve bujqësore.

“I kemi mbrojtur gjithë natën, kemi qenë të zgjuar. Kemi blerë ‘foli’ [pëlhurë] mbrojtëse, por edhe kemi ndezur zjarr në serra, brenda, për t’i mbrojtur fidanët nga ngrica. Ka pasur pak dëme, por shumicën i kemi shpëtuar”, thotë Hoti.

Megjithatë, ai thekson se patatet e mbjella në pjesën tjetër të tokës së tij janë dëmtuar deri në 50 për qind.

Dëmet në pemëtari
Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në zona të tjera të Kosovës, ku janë dëmtuar kulturat e ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Naim Huruglica kultivon pemët më të hershme, sikurse qershia, dardha dhe molla, në 12 hektarë në fshatin Zajçec të Kamenicës.

Sipas tij, temperaturat më 6 dhe 7 janar në këtë fshat kanë rënë deri në minus gjashtë gradë Celsius.

Qershitë dhe dardhat verore, që ishin në fazën e nxjerrjes së sythave, kanë mbetur të dëmtuara, thotë ai.

“Megjithëse nuk kemi bërë ende vlerësim të saktë, por vlerësohet që dëmi mund të jetë 100 për qind. Do të thotë, s’ka mbetur asgjë”, thotë Huruglica, i cili shton se edhe dëmet financiare janë të konsiderueshme.

“Në tre hektarë, sipas vlerësimit [të prodhimit] të vitit të kaluar, janë së paku 30 deri në 40 mijë euro dëme. Kur e ke një vit krejtësisht të humbur në bujqësi, është tepër e vështirë të mbetesh në industri”, thekson ai.

Po ashtu, siç shprehet ai, dëmtime të pjesshme kanë pësuar edhe mollët që ai kultivon në rreth nëntë hektarë.

Dëme të ngjashme në sektorin e pemëtarisë ka pasur në të gjitha rajonet e goditura nga temperaturat e ulëta në Kosovë.

Vahid Avdiu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se “kemi pasur kombinim të dy masave të ftohta të ajrit, të cilat kanë qenë gati fatale për pjesën dërmuese të pemëve”.

Bazuar në informatat nga pemëtarët, por edhe nga vëzhgimet që u janë bërë luleve dhe sythave të pemëve në zona të caktuara të vendit, Avdiu thekson se priten dëme jashtëzakonisht të mëdha, sidomos te pemët me bërthamë, sikurse qershia, vishnja, kumbulla e pjeshka, si dhe ato me farë, sikur dardha, molla e të tjera.

“Prodhimi do të jetë minimal, në bazë të asaj që po shihet. Edhe ai prodhim që do të dalë, do të jetë me pasoja, për shkak se nga ngricat, edhe nëse shpëton diçka, ajo shkakton anomali në fruta. Ky vit, me gjasë, do të jetë problematik për kulturat pemëtarë”, thekson Avdiu.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të kuptuar masat që do të ndërmerren pas dëmeve të shkaktuara te kultivuesit e kulturave bujqësore të dëmtuara nga ngricat. Deri në publikimin e këtij artikulli, kjo ministri nuk u përgjigj.

A do të shtrenjtohen pemët dhe perimet?
Temperaturat deri në minus gjashtë gradë Celsius janë fatale për shumicën e kulturave bujqësore, të sektorit të pemëtarisë dhe atë të vreshtarisë, thotë Hartim Gashi, drejtor i Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo).

Dëmtimi i këtyre kulturave bujqësore, sipas tij, shkakton efekt zinxhir të dëmit edhe në industrinë përpunuese të tyre.

“Në momentin që kemi mungesë të këtyre produkteve nga prodhuesit vendorë, atëherë kryesisht ne do të jemi të varur nga importi. Çdo varësi nga importi, pastaj do të ndikojë në rritjen e çmimeve”, thotë Gashi.

Ngritja e çmimeve të produkteve nga vreshtat, të pemëve dhe perimeve, sipas Gashit, do të ndikojë që industria përpunuese e këtyre kulturave bujqësore të jetë jokonkurruese në tregun vendor dhe jashtë tij.

Ngritje çmimesh të produkteve bujqësore pret edhe profesor Avdiu. Ai shton se edhe rajoni do të ketë probleme furnizimi me prodhimet nga kulturat e caktuara bujqësore, si dhe rritje të kërkesës në treg.

“Gjithsesi pritet të ndikojë [në çmime], sepse me këto temperatura [të ulëta] nuk është goditur vetëm Kosova, por janë goditur edhe vendet e rajonit, por edhe të Perëndimit”, thekson Avdiu.

Por, marrë parasysh se jo të gjitha rajonet e Kosovës janë prekur nga temperaturat e ulët prej minus gjashtë gradë Celsius, në Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës shpresojnë se sado pak edhe efekti i dëmeve nuk do të jetë fatal dhe i tërësishëm.

Në vitet e fundit në Kosovë ka pasur vazhdimisht ankesa për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, të gjitha produktet bujqësore vitin e kaluar ishin për 46.8 për qind më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020.

JU REKOMANDOJMË

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku
06/04/2026 - 13:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit....

Më shumëDetails

Përfundon takimi pas dy orëve, Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 13:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë takuar sot për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Abdixhiku...

Më shumëDetails

IPK arreston një zyrtar policor

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
06/04/2026 - 12:58

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë...

Më shumëDetails

Tragjedi në Austri, burri nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten

Tragjedi në Austri, burri nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten
06/04/2026 - 12:41

Një krim brutal ndodhi të dielën e Pashkëve rreth orës 6:30 të pasdites në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e saj....

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 12:23

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka hyrë në orën e dytë....

Më shumëDetails

I akuzuari për mashtrim fiton tender 1.6 milionë euro për uniformat e FSK-së

I akuzuari për mashtrim fiton tender 1.6 milionë euro për uniformat e FSK-së
06/04/2026 - 12:07

Një i akuzuar për mashtrim ndaj Policisë së Kosovës në procedurat e prokurimit publik, është përzgjedhur fitues i një kontrate me vlerë 1.6 milionë euro nga Ministria e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë