Gazetari nga Tirana, Andi Bushati, një kritik i rreptë i regjimit të Edi Ramës por edhe një përkrahës i qeverisë së Albin Kurtit, si rrallëherë e ka kundërshtuar Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën.
Ai është rreshtuar kundër partisë në pushtet për mospërkrahjen e kandidimit të Vjosa Osmanit për presidente.
Në ditën përmbyllëse të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pozitë të cilën sipas të gjitha gjasave nga 5 prilli i këtij viti nuk do ta ushtrojë Vjosa Osmani, kryeredaktori i Lapsi.al tha se Vetëvendosje dhe opozita po gabohen me trajtimin e Osmanit.
“Ndonëse personalisht nuk do ta kisha votuar Vjosa Osmanin, qofte per ndryshimin 180 grade te kursit ndaj Edi Rames, qofte per valvitjen servilisht te panevojshme te flamurit amerikan, serish mendoj se ajo qe po i behet eshte edhe nje gabim kunder saj edhe ne dem te publikut”, tha Bushati në një shkrim në Facebook.
“Nje presidente qe kerkon te rikandidoje, nuk mund te fshihet me nje te rene te lapsit, pa nje bilanc dhe nje analize publike te mandatit te saj”, vijoi Bushati.
Sipas Bushatit, Vetëvendosje është dashur të deklarohet rreth situates së Osmanit.
“Sidomos Vetevendosja, por dhe opozita kane qene te denuar te prononcohen PRO ose KUNDER saj me argumenta, jo me lojra kulisash personale”, ka thënë Bushati. “Duke mos e bere ato nuk perdhosin vetem Vjosen, as vetem kryetaren e shtetit, por mbi te gjitha votuesin e thjeshte, i cili rezulton i paperfillshem para interesave partiake”.














