Analisti Shenoll Muharremi e ka dënuar sjelljen e sotme të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj një aktivisti të LDK-së.
Ai ka bërë me dije se ministri në fjalë nuk duhet fare të sillet nga qendrat e votimit sot, e lere më të kërcënoi qytetarët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sjellja e ministrit Sveçla është presion dhe tentim për të ndikuar në zgjedhje.
“Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Policisë nuk duhet fare me u sjellë kah qendrat e votimit sot, e leremë me i kërcënu qytetarët. Si nuk po i vjen turp? Ky është presion direkt dhe tentim për me ndiku ne zgjedhje. Gjithashtu nuk është asnjë trimëri me xhipa të zi, bodygarda e me armë me vete për me i kërcënu njerëzit ashtu si mangupët e banditët “hajde, ndalem”. A pritke me u konfrontu fizikisht? Kështu po na poshtërohen institucionet publike. Në fakt, kur sillesh ashtu, tregon se nuk je aspak trim e as i matur. Më shumë se trim, je frikacak, i ulët dhe në panik. Sjelljet si këto që po shohim më së shumti e dëmtojnë kandidatin e LVV-së në Prishtinë, i cili jam i sigurt që do i denoncojë ashtu siç po i denoncoj edhe unë këto sjellje”, ka shkruar ai.














