Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’jeni pasardhës të Platonit e Aristotelit”, Rama reagon pas kritikave nga Greqia: Fatkeqësisht kjo ndodh me Athinën

16/01/2026 - 18:10
në Lajme
A A
“S’jeni pasardhës të Platonit e Aristotelit”, Rama reagon pas kritikave nga Greqia: Fatkeqësisht kjo ndodh me Athinën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga Greqia lidhur me replikat mes tij dhe gazetarit greko-amerikan, John Defterios, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, ku kreu i qeverisë shqiptare pasi kuptoi që ai ishte grek, i tha “ju mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”.

Sipas Ramës, komenti i tij nuk ka qenë me tone tendencioze, por ka qenë humor dhe se fjala e tij është shkëputur totalisht nga konteksti dhe “është kthyer në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!”.

Ndër të tjera, ai shton se populli grek për të është një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqen një respekt të veçantë.

Rama nuk kurse as ironitë për ata që i cilësoi si “të shqetësuarit dhe të lënduarit” me humorin e tij, duke shtuar që mos t’i kërkojnë në kushdo shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist, t’i duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit.

“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës:

Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!

REAGIMI I MEDIAVE GREKE

Mediat greke, e kanë cilësuar si një sulm të paprovokuar kundër një gazetari greko-amerikan, komentet e kryeministrit Edi Rama.

“Protothema” shkruan se incidenti filloi kur John Defterios, moderatori greko-amerikan dhe gazetar i CNN-së me përvojë të gjatë, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe kryeministrit malazez Milojko Spajić gjatë prezantimit të tyre.

“Pasi të dy udhëheqësit dolën në skenë për diskutim, kryeministri malazez thjesht e korrigjoi Defteriosin pasi vetë gazetari e kërkoi këtë. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi atë, por u shfaq dukshëm i mërzitur, duke ia hedhur fajin gazetarit për shqiptimet e gabuara greke”, thuhet në artikull.

Më vonë, gjatë diskutimit rreth investimeve në energji në Shqipëri, Rama tha: “Le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber” (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defteriosin nëse e njihte. Defteriosi, me shaka, buzëqeshi dhe u përgjigj: “Si mund të mos e njihja?”, duke bërë që audienca të duartrokiste.

Kryeministri shqiptar, me sa duket, duke mos e kuptuar shakanë, e talli gazetarin: “Si grek, duhet ta kishe njohur. Kjo është ajo që bën ti – gjithmonë i nënçmon njerëzit, sepse mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe je trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Platonit dhe Aristotelit”, duke shtuar menjëherë, “Por nuk je.”

“Sulmet e Ramës ndaj gazetarit dhe trashëgimisë së tij nuk u ndalën me kaq. Drejt fundit të diskutimit të tyre, ai iu drejtua përsëri me agresivitet në lidhje me madhësinë e një investimi në Shqipëri.

Kur gazetari përmendi “një miliard”, Rama e korrigjoi dy herë, duke thënë se ishte më shumë.

“Jo, po llogarit përsëri si grek. Kur flet për paratë e tua, mbledh tre zero. Kur flet për paratë e të tjerëve, zbrit tre zero. Kjo është ajo që bën. Kjo është arsyeja pse BE-ja të do kaq shumë.”

Fragment i plotë i dialogut:

John Defterios: Le të mirëpresim Shkëlqësinë e Tij Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Më vjen mirë që ju shoh, Edi. Ju lutem uluni. Dhe Shkëlqësinë e Tij Milojko Spajić, Kryeministër i Malit të Zi. Do t’ju lejoj të më korrigjoni tani, vazhdoni.

Milojko Spajiq: Milojko Spajić.

John Defterios: Oh, Spajić, në rregull. Unë kam shqiptim italisht dhe greqisht.

Edi Rama: Është Edi Rama, jo Ramae.

John Defterios: (qesh) Kam bërë një fillim fantastik me ju të dy.

Edi Rama: Je grek, apo jo?

John Defterios: Unë jam grek, po.

Edi Rama: Kjo është arsyeja pse i shqiptove gabim emrat tanë. Këtë bën ti. E di sepse jemi fqinjë dhe e di shumë mirë.

John Defterios: (qesh) Jam i lumtur që ju kam të dyve këtu.

Edi Rama: Mentori ynë, njeriu që mbajti një nga fjalimet më të mira që dëgjova dje. Emri i tij është Dr. Sultan Al Jaber. Nuk e di nëse e njihni.

John Defterios: Vërtet? Nuk jam i sigurt… (qesh dhe duartrokitje)

Edi Rama: Si grek, duhet ta njohësh më mirë.

John Defterios: Nuk e di sa më mirë mund ta njihja.

Edi Rama: Ti gjithmonë i nënçmon njerëzit. Mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe se je trashëgimtar i Platonit dhe Aristotelit. Por nuk je.

John Defterios: Me gjithë respektin e duhur…

Edi Rama: Duhet të mbarojmë. Nuk dua t’i marr kohën këtij vendi të madh, Malit të Zi. Mali i Zi është vendi më i madh dhe më i madh në rajonin tonë. Ka 50 milionë qytetarë; ne jemi një vend i vogël. Serbia është më e madhe, por Mali i Zi është numri një. Më falni, por do ta lëmë me pak ëmbëlsi në fund.

John Defterios: Është e mahnitshme—një projekt një miliard dollarësh për t’u zbatuar.

Edi Rama: Është më shumë se një miliard.

John Defterios: Një miliard investim plus tre projekte të tilla.

Edi Rama: Është më shumë se një miliard.

John Defterios: Vazhdo.

Edi Rama: Përsëri, ti llogarit si një grek. Kur flet për paratë e tua, shton tre zero shtesë. Kur flet për paratë e të tjerëve, zbrit tre zero. Kjo është ajo që bën. Kjo është arsyeja pse BE-ja të do kaq shumë.

JU REKOMANDOJMË

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
Lajme

Sulmi në Banjskë, Avokati i familjes Bunjaku: Do të kërkojmë burgim të përjetshëm, kemi shumë prova

16/01/2026 - 19:08
Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale
Lajme

Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

16/01/2026 - 18:53
Rossmann është kompania që AUV ia gjeti ushqimet e fëmijëve me substancë të dyshimtë te kontaminuar
Kryesore

Rossmann është kompania që AUV ia gjeti ushqimet e fëmijëve me substancë të dyshimtë te kontaminuar

16/01/2026 - 18:18
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profesionializëm të lartë
Lajme

Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profesionializëm të lartë

16/01/2026 - 18:02
PDK shpenzoi mbi 272 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale 2025
Lajme

PDK shpenzoi mbi 272 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale 2025

16/01/2026 - 17:54
KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale
Kryesore

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026 - 17:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë