Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’ka konsensus për presidentin!

02/04/2026 - 09:23
në Kryesore, Lajme
A A
S’ka konsensus për presidentin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka nisur diskutimet me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndonëse Kurti kishte paralajmëruar dërgimin e ftesave për liderët e partive opozitare, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas më shumë se tetë ditësh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u ka dhënë afat deputetëve 34 ditë për zgjedhjen e presidentit.Deputetja e LVV-së, Liza Gashi, nuk bëri të ditur nëse këtyre ditëve Kurti do t’i dërgojë ftesa opozitës për takime. Por tha se janë të hapur për bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Uroj që ta kemi mundësinë që opozita të reflektojë dhe të procedojmë tutje. Kemi qenë të hapur që nga dita e parë; ftesat kanë qenë po ashtu prezente për opozitën, kështu që unë po shpresoj që të vijmë deri te një dakordim. LVV-ja i ka 57 vota, ndërsa 66 jemi së bashku me partnerët në koalicion. Ne jemi të hapur që të procedojmë tutje, që të mos e dërgojmë vendin në zgjedhje. Përgjigjja i mbetet opozitës. Si ka mundësi që ta zvarrisim ne? Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga opozita që të vijë me një kandidat konsensual. Vazhdimisht kemi kërkuar bashkëbisedim apo dialog. Le të dalë opozita dhe të na tregojë nëse dëshiron zgjidhje të situatës aktuale.”, tha Gashi për RTV21.

Partitë e opozitës akuzojnë Kurtin se nuk ka interes për zgjedhjen e presidentit të ri, por për zgjedhje të reja. Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij, pa marrëveshje politike PDK-ja nuk bëhet pjesë e, siç i quajti, lojërave të Kurtit.

“Partia në pushtet duhet të iniciojë takime për presidentin, por deri më tash nuk e ka bërë. Për PDK-në është gjithmonë me rëndësi që t’i japim drejtim vendit. Zgjedhjet janë të parëndësishme që të shkohet tash, sepse Kosova ka kaluar disa faza zgjedhore dhe duhet t’i japë vendit institucione të qëndrueshme, duke i pasur parasysh edhe problemet e mëdha ekonomike, sidomos në këto pesë vitet e fundit sa ka qeverisur LVV-ja. Deri tani nuk ka ndonjë lëvizje. PDK-ja i ka qëndrimet e njëjta, sepse mendojmë se Kosovën nuk duhet ta drejtojë vetëm një subjekt politik. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës për zgjedhjen e presidentit e ka të përcaktuar se 80 deputetë duhet të jenë të pranishëm dhe, për t’i pasur 80 deputetë, duhet të ketë marrëveshje, sepse qytetarët nuk ia kanë dhënë mandatin kryeministrit aktual që ta zgjedhë vetë presidentin. Në këto rrethana duhet të ketë marrëveshje. Në këtë kuptim, PDK-ja është e gatshme të japë kontributin e vet, edhe në të kaluarën edhe tani. Pra, PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e lojës që po tenton ta bëjë kryeministri aktual. Ne besojmë se Kurti është i interesuar ta dërgojë vendin në zgjedhje.”, tha Gashi.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se pa marrëveshje politike LDK-ja nuk ka votë për kandidatët e LVV-së për president.

“Gjatë këtyre 8 ditëve nuk e kemi parë as tentativën më të vogël. Kjo tregon se që nga fillimi i kësaj legjislature, Kurti nuk e ka në plan të bëjë zgjedhjen e presidentit dhe nuk e ka në plan të kontribuojë në stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës. Këtë e kemi parë që në votimin shumë urgjent të buxhetit. Këta dëshirojnë ta kenë buxhetin në mënyrë që të mund të shpërndajnë taksat e qytetarëve për efekte elektorale, por faktikisht nuk e kanë në plan ta zgjedhin presidentin. Sikur të dëshironin një gjë të tillë, do ta bënin tashmë prej kohësh. Ju e dini se, pas disa takimeve që ka pasur me kryetarin e LDK-së Abdixhiku dhe atë të PDK-së Hamza, në mënyrë krejtësisht të njëanshme janë propozuar dy kandidatë nga LVV-ja, duke u munduar t’i shantazhojnë partitë opozitare, gjë të cilën nuk e kemi pranuar. Numri i ditëve është i kufizuar dhe kjo është një çështje e komplikuar, e cila assesi nuk zgjidhet nga partitë opozitare. Nëse mbetemi në këtë bllokadë dhe nëse harxhohet afati kohor që na e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, secili qytetar duhet ta dijë se fajtori kryesor që po e dërgon vendin në një proces tjetër zgjedhor është zoti Kurti dhe LVV-ja. Nuk kemi votë për kandidatët e LVV-së për president. I patëm dy kandidatë nga LVV-ja dhe nuk ka ndodhur asgjë që ne ta ndryshojmë qëndrimin. Jemi kundër ndarjes së të gjitha pozitave. Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese.”, tha Bajrami.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon LVV-së si partia më e madhe parlamentare. Sipas saj, LVV-ja nuk po përpiqet të gjejë një kandidat konsensual për president.

“Deri tash nuk kemi parë që i është bërë ftesë opozitës për takime për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë, afatet kushtetuese po rrjedhin. Shpresoj që nuk do të ndodhë si në raundin e fundit, ku gjithçka ndodhi në seancën e fundit, në orët e vona, para përfundimit të afatit kushtetues. Këtë herë nuk duhet të takohemi vetëm sa për t’u takuar, por duhet të takohemi me opozitën për të gjetur zgjidhje.”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se, përpara se të nisë takimet me partitë opozitare për çështjen e presidentit, do të zhvillojë takime brenda strukturave të LVV-së për të vendosur për hapat tutje. LVV-ja nuk ka treguar nëse do t’i ndryshojë kandidatët e propozuar për president në seancën e 5 marsit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

JU REKOMANDOJMË

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?
04/04/2026 - 10:16

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por, Bajgora del se është emër i njohur për...

Më shumëDetails

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë
04/04/2026 - 09:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje kërcënoi e shau liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në raportin 24...

Më shumëDetails

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro
04/04/2026 - 09:31

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ngjarja ndodhi më 4 prill 2026, kur një autobus i linjës ndërkombëtare u ndalua për kontroll....

Më shumëDetails

Lushaku: U pa qartë, VV refuzoi të votojë masa në mbështetje të qytetarëve, çmimi i naftës është i papërballueshëm

Lushaku: U pa qartë, VV refuzoi të votojë masa në mbështetje të qytetarëve, çmimi i naftës është i papërballueshëm
04/04/2026 - 02:29

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pasi rezoluta e kësaj partie për uljen e çmimeve të naftës nuk mori përkrahjen e Lëvizja Vetëvendosje. Përmes...

Më shumëDetails

OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së

OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së
04/04/2026 - 02:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar lidhur me raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së. OVL ka thënë...

Më shumëDetails

Xhafer Tahiri – Osmanit: Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës

Xhafer Tahiri – Osmanit: Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës
04/04/2026 - 02:25

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani. Ai ka shkruar se Osmani po e përfundon mandatin me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë