Shpallje e zgjedhjeve të reja.
Kështu vlerësoi Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, për çka tha se temë ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kjo që pritet të konstatohet me të dështuar zgjedhja e një qeverie të Glauk Konjufcës, që u mandatua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa marrë asnjë garanci se i kanë numrat.
“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, deklaroi kryetari i AAK-së
“Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Haradinaj.













