Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

26/06/2025 - 20:41
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se kompania nga Peja “AgroDardania” Sh.P.K. ka futur në Kosovë 26 tonë misër merkantil të bardhë, edhe përkundër vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që kjo sasi e misrit të mos futet në Kosovë, pasi që nga analizat laboratorike është konstatuar se ka prezencë të Aflatoksinën B1 mbi nivelin e lejuar, një përbërës kancerogjen.

Veriu.info ka siguruar vendimin e AUV mbi refuzimin e importit të nxjerrë më datë 24 janar 2025, me të cilin ka obliguar agjentin doganor dhe Doganën e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi, më saktësisht për mos lejimin e hyrjes në Kosovë të kësaj ngarkese me misër.

Kjo pasi që në bazë të raportit të testimit të mallit, kishin dalë rezultate që kjo sasi misri kishte parametra të Aflatoksinës B1 0.047 mg/kg, gjë që ishte mbi nivelin e lejuar, një përbërës ky që paraqet rrezik të madh për kancer në mëlqi.

Në vendimin e AUV thuhet se produkte të tilla konsiderohen të pasigurta për konsumim njerëzor dhe nuk lejohen të importohen.

“AgroDardania” Sh.P.K. këtë sasi misri e kishte blerë në kompaninë “Alba Grain DOO” në Beograd, përderisa e ka importuar në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare, që po del të jetë import ilegal.

Në dokumentet e blerjes së miellit në Beograd të lëshuar nga kompania shitëse për kompaninë nga Peja “AgroDardania” Sh.P.K., ky qytet i Kosovës shkruhet si “Peç”, që duket se nuk e ka penguar Imer Jusajn ta blej mallin.

Në një prononcim për Veriu.info, pronari i “AgroDardania” Sh.P.K., Imer Jusaj, i cili ka thënë se edhe përkundër vendimit të AUV ngarkesën e ka future në depon e tij, edhe pse i ndalohej rreptësisht futja në Kosovë. Ai thotë se askush nuk e ka ndaluar dhe rezultatet i kanë ardhur pas futjes në Kosovë.

 

Foto: Imer Jusaj - Pronar i "AgroDardania" Sh.P.K..
Foto: Imer Jusaj – Pronar i “AgroDardania” Sh.P.K..

Veriu.info ka dërguar prapë pyetje në AUV, për të marrë përgjigje për këtë situatë skandaloze të mos-zbatimit të vendimit të tyre, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje, të cilën do ta publikojmë sapo ta pranojmë.

Ndiqeni hulumtimin e plotë:

Përndryshe, nga të dhënat lehtë të verifikueshme në internet, del se rreziqet kur aflatoksina gjendet në misër mbi limite janë:

1) Toksicitet akut – Dëmtim serioz i mëlçisë, helmim me simptoma si të vjella, dhimbje barku, dhe në raste ekstreme vdekje.

2) Kancerogjenitet – Rrit shumë rrezikun për kancer të mëlçisë (hepatokarcinomë).

3) Dobësim i sistemit imunitar – Bën trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.

4) Probleme zhvillimore – Tek fëmijët, shkakton vonesa në rritje dhe zhvillim.

5) Efekte kronike – Konsumimi i aflatoksinës gjatë periudhave të gjata mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në organe, sidomos në mëlçi.

JU REKOMANDOJMË

“Hajde po t’pres, kam me ta q* nanën e babën”/ Plas sherri në një fshat të Gjakovës, arrestohet një person
Kryesore

Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

18/12/2025 - 23:11
45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu nis fushatën në Ferizaj: Mirënjohës pafund për mbështetjen, na priftë e mbara!
Lajme

45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu nis fushatën në Ferizaj: Mirënjohës pafund për mbështetjen, na priftë e mbara!

18/12/2025 - 23:00
Arrestohet R.D., dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë
Kryesore

Prokuroria Speciale jep detaje: Shtatë të arrestuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës

18/12/2025 - 23:00
Kryeministri Kurti në Therandë: Kosova po ecën përpara, ka kaluar koha e premtimeve pa mbulesë
Lajme

Kryeministri Kurti në Therandë: Kosova po ecën përpara, ka kaluar koha e premtimeve pa mbulesë

18/12/2025 - 22:53
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Lajme

Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

18/12/2025 - 22:42
Bedri Hamza: Çmimet u rritën e rryma u shtrenjtua, por pagat mbetën të njëjta
Lajme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën e rryma u shtrenjtua, por pagat mbetën të njëjta

18/12/2025 - 22:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Flet sërish meteorologu që parashikoi e u demantua se Kosova do të përballet me temperatura deri në -20 gradë në fundvit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Spahiu kritik me Ramën: S’shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë