Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Bali Muharremaj rendit të dytin në listë drejtorin me aktakuzë për korrupsion e mashtrim

23/09/2025 - 13:44
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Bali Muharremaj rendit të dytin në listë drejtorin me aktakuzë për korrupsion e mashtrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bali Muharremaj, kandidati që synon edhe një mandat në krye të Suharekës, ka zgjedhur ta rendisë të dytin në listën për Asamblenë Komunale një zyrtar të akuzuar për korrupsion. Enver Shabani, drejtori i Shërbimeve Publike dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Muharremajt, po përballet me aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar kryetarin aktual që ta përfshijë në garën për pushtet lokal.

Enver Shabani, drejtori aktual i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës dhe i akuzuar për korrupsion e mashtrim, po garon për një vend në Asamblenë Komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në listën e Bali Muharremajt.

Pavarësisht se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, Shabani figuron si numri dy në listën zgjedhore të AAK-së.

Skandal: Bali Muharremaj rendit të dytin në listë drejtorin me aktakuzë për korrupsion e mashtrim - Insajderi - image 182

Skandal: Bali Muharremaj rendit të dytin në listë drejtorin me aktakuzë për korrupsion e mashtrim – Insajderi – image 182

Akuza për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Në korrik të vitit 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Enver Shabanit dhe zyrtarit tjetër komunal, Berat Kabashi, për veprat penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimit në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, dyshja akuzohet se kanë hartuar dhe nënshkruar raporte fiktive dhe të rreme teknike për projektin “Ndërtimi i rrugëve lokale Lot 8 – Lot 5 Nëntori i Dytë, Xhemajl Morina, Mehmet Bytyqi – segment në Reshtan”, duke deklaruar se punimet ishin përfunduar sipas kontratës. Në të vërtetë, sipas Prokurorisë, një pjesë e madhe e punimeve nuk ishte realizuar fare.

Edhe pse operatorit ekonomik i janë paguar 24,945.32 euro, vlera reale e punimeve të kryera ka qenë më e vogël. Diferenca prej 13,272.66 euro ka shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës.

Tender i dyshimtë prej 100 mijë eurosh për organizatën e vetë Shabanit
Skandalet rreth Shabanit nuk mbarojnë këtu. Në gusht të vitit 2023, Komuna e Suharekës i ka dhënë një tender me vlerë 119,520 euro organizatës joqeveritare “Shoqata e Zjarrfikësve Vullnetar dhe Shpëtimit”, e themeluar nga vetë Enver Shabani.

Edhe pse në dokumente figura kryesore e OJQ-së është Labinot Bytyçi, Shabani është listuar si një nga tre themeluesit. Dhënia e këtij tenderi u bë vetëm një javë para arrestimit të Shabanit, çka ka ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Pas raportimeve nga media, tenderi u anulua, por ngjarja nxori në pah një tjetër përpjekje të një zyrtari publik për të përfituar në mënyrë të dyshimtë nga pozita e tij./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”
18/03/2026 - 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja nga Presidenca që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze të Kosovës, Marigona Hill. Në këtë lagje, shtëpi...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit me strukturat ilegale, Tahiri: Thoshte se i kishe shuar, kësaj here nuk e fshehu kompromisin

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë
18/03/2026 - 13:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me kompromisin e fundit të kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë me dije se Kurti ka përparua në këtë drejtim. Në...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Ferizaj

Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
18/03/2026 - 13:22

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën...

Më shumëDetails

Betoni vështirësoi situatën, zjarrfikësit përdorën pajisje speciale – detaje të tjera nga tragjedia në Vjenë ku humbën jetën tre kosovarë

Betoni vështirësoi situatën, zjarrfikësit përdorën pajisje speciale – detaje të tjera nga tragjedia në Vjenë ku humbën jetën tre kosovarë
18/03/2026 - 13:12

Pas njërit prej aksidenteve më rënda në vendin e punës në Vjenë gjatë viteve të fundit, brigada profesionale e zjarrfikësve ka publikuar detaje shtesë mbi operacionin e shpëtimit....

Më shumëDetails

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

LAJMI I FUNDIT: Specialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin
18/03/2026 - 12:44

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është vendosur që njërit prej 11 personave që iu është ndaluar vizita pa kufizime tek ish-presidenti Hashim Thaçi t’i...

Më shumëDetails

Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës
18/03/2026 - 12:27

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, Mattheë T. Strasser. Sipas njoftimit zyrtar, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë