Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

24/06/2025 - 14:35
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info ka filluar publikimin e hulumtimit ku dëshmohet se rreth 20 kompani kosovare kanë tentuar ose kanë futur produkte ushqimore me përbërës të rrezikshëm deri tek përbërsit kancerogjen.

Veriu.info ka siguruar dokumentacionet nga AUV ku pas inspektimeve tek këto kompani ka gjetur se ato kanë futur produkte me përbërës të rrezikshëm.

Sot e kemi filluar me kompaninë “Meka Halal Food” me pronar Burim Pirajn, një kompani që pretendon në emrin e saj dhe në reklamat e saj se ofron për konsumatorë produkte “hallall”. Piraj madje nuk heziton të dalë në media dhe të tregojë se si iu jep punëtorëve të tij edhe pagat e 13-ta dhe 14-ta, por duket se çdo medalje e ka edhe anën e saj të errët.

Veriu.info ka siguruar vendimin e AUV ku dëshmohet se në depon e kompanisë “Meka Food”  janë gjetur 20 mijë e 740 kg mish pule të infektuar me bakterin salmonellë, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Në këtë vendim të siguruar AUV urdhër kompaninë “Meka” SHPK për kthimin në vendin e origjinës apo asgjësimin e lëndës së parë bazuar në rezultatin pozitiv me salmonellë.

Në arsyetimin e AUV thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist “Meka Food” dhe është përpiluar një procesverbal me anë të të cilit është konstatuar se malli në fjalë është i kontaminuar me salmonellë dhe i njëjti nuk është për konsum njerëzor.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin e AUV dhe arsyetimin:

Ky mish është importuar nga Rumania, më saktësisht nga kompania “SC Avicarvil Food & Distribution SRL” e cila në Rumani vite më parë kishte pasur skandal me mish të infektuar dhe madje edhe me evazion fiskal.

Veriu.info ka kontaktuar me pronarin  e “Meka Food”, Burim Piraj, i cili është pyetur se çfarë ka ndodhur me ngarkesën e mishit të gjetur në depon e tij pas vendimit të AUV-it, ai ka thënë se mishi nuk është gjetur në depo dhe se ngarkesa është kthyer prapa nën kontrollin e plotë të AUV.

“Mishi nuk është gjetur në depo së pari! Mishi është importuar, dhe nga mostrat e marra në kufi për analizë ka dalë të jetë me salmonella.  Për shkak të kostos së asgjësimit kemi kërkuar që malli të kthehet në origjinë. Malli nën kontrollin e plotë të AUV është ngarkuar dhe kthyer prapë!” – thuhet në përgjigjen e Pirajt për Veriu.info.

Por Veriu.info i ka dërguar sërish pyetje pronarit të kompanisë ku i ka bashkangjitur dëshmi të faqes 2 të vendimit të AUV-it ku thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist.

Ai ka kthyer përgjigje duke thënë “Normal që është inspektuar , e ka kuptimin se agjensia kanë ardhë edhe e kanë inspektua para se të kthehet prapa, është gjetë në gjendje të ndarë ashtu siç është udhëruar të ruhet e të mos përdorët dhe më pas janë përpiluar dokumentet për kthim në origjinë.”

Pra siç edhe shihet Piraj bën një lojë fjalësh duke tentuar ta largojë vëmendjen nga depoja e kompanisë.

Më poshtë gjeni storien e Veriu.info mbi këtë hulumtim:

Çështja që shtrohet është se çfarë ndodhë me mishin që nuk i nënshtrohet kontrollit të AUV-it, pasi jo çdo ngarkesë mund të kontrollohet.

Salmonella është një bakter i rrezikshëm i cili jep simptoma të ndryshme tek njerëzit, dhe më të rrezikuarit nga ky bakter janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Sipas një hulutimi në SHBA çdo vit vdesin rreth 420 njerëz nga infektimi me salmonellë.

Përveç kompanisë “Meka Food” Veriu.info do të publikojë në ditët e ardhshme edhe rastet e kompanive tjera që janë të përfshira në skandalin e futjes së produkteve me përbërës të rrezikshëm, madje kancerogjen në Kosovë./VERIU.INFO/

JU REKOMANDOJMË

“Një fitore për të gjithë”, Krasnqi propozon një zgjidhje për daljen nga ngërçi
Kryesore

Krasniqi: Pasi Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë të zgjedhet kryeparlamentare, VV të propozojë një kandidat tjetër

19/08/2025 - 10:42
Haliti: Do punojmë për të dalë partia e parë, zgjedhjet mbahen kur dëshiron VV-ja
Lajme

Haliti thotë se kriza institucionale nuk lidhet me kryetarin e kuvendit, por me koalicionin për presidentin

19/08/2025 - 10:33
Goran Rakiq, Danijela Vujiçiq dhe dy serbë të tjerë nga Kosova në listën e Vuçiqit për deputetë të Serbisë
Kryesore

Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Goran Rakiqit për barrikadat në veri

19/08/2025 - 10:30
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

19/08/2025 - 10:07
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

E turpshme në Skenderaj: Shtëpia e një mërgimtari shënjestër e të shtënave me armë

19/08/2025 - 09:54
Rriten rrogat në Gjermani, punëtorët do të paguhen 12 euro për një orë pune
Lajme

Punëtori në Gjilan bie në kontakt me rrymën dhe alivanoset derisa po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

19/08/2025 - 09:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë