Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në Gjakovë: I dyshuari për drogë arratiset nga objektet e Policisë pas arrestimit – IPK vihet në lëvizje

14/02/2026 - 10:13
në Lajme
A A
Skandal në Gjakovë: I dyshuari për drogë arratiset nga objektet e Policisë pas arrestimit – IPK vihet në lëvizje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje serioze ka tronditur strukturat policore në Gjakovë, ku një i dyshuar për shitje të narkotikëve ka arritur të arratiset nga objektet e Drejtorisë Rajonale të Policisë, vetëm pak pasi ishte arrestuar.

Rasti ka ndodhur më 13.02.2026, rreth orës 00:30, në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë.

Sipas informatave, njësia e DHTN-Gjakovë kishte pranuar njoftim nga Stacioni Policor në Gjakovë për ndalimin e një veture Golf 7, në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar: Klodi Muslija, rreth 20-vjeçar dhe Alban Dujaka, rreth 44-vjeçar.

Fillimisht, vozitësi kishte refuzuar të ndalojë dhe ishte larguar me shpejtësi, ndërsa gjatë ikjes kishte hedhur nga dritarja dy qese me marihuanë, me peshë rreth 3 gramë. Megjithatë, policia ka arritur t’i ndalojë dhe arrestojë të dy.

Duke qenë se të dyshuarit njiheshin si persona të përfshirë në shitje narkotikësh, hetuesit e DHTN-së, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në banesën e Alban Dujakës, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 qese me marihuanë, me peshë totale rreth 30 gramë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ndërsa ndaj Alban Dujakës është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh, i cili është zbatuar.

Por situata ka marrë kthesë dramatike.

Pas intervistimit, për shkak të mungesës së hapësirës në zyra, i dyshuari Klodi Muslija ishte prangosur dhe vendosur përkohësisht në një karrige në korridorin e DHTN-së. Pikërisht aty, sipas burimeve, ai ka arritur të largohet nga objekti i Policisë dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Ndaj tij nuk ka mundur të formalizohet aktvendimi për ndalim, pasi nuk është arritur të plotësohet dhe nënshkruhet dokumentacioni përkatës, çka, sipas burimeve, pamundëson në këtë fazë edhe kualifikimin penal për “Arratisje të personit të privuar nga liria”.

Lidhur me këtë skandal institucional, është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ndërsa rasti po hetohet nga DHTN-Gjakovë.

Fillimisht rasti ishte iniciuar nga Stacioni Policor në Gjakovë si “Posedim i narkotikëve”, por tashmë është proceduar si blerje, posedim dhe shitje e substancave narkotike.

Hetimet për kapjen e të arratisurit janë në vazhdim./Sinjali/

JU REKOMANDOJMË

Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt

Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt
14/02/2026 - 10:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm...

Më shumëDetails

Fjalimi i Rubios në Mynih, Kurti shihet në audiencë duke dëgjuar më vëmendje

Fjalimi i Rubios në Mynih, Kurti shihet në audiencë duke dëgjuar më vëmendje
14/02/2026 - 10:39

Kryeministri Albin Kurti u pa duke dëgjuar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, teksa po mban fjalimin në Konferencën e Mynihut. Kurti udhëtoi drejt Gjermanisë për këtë konferencë, ndërsa...

Më shumëDetails

Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president përveç Osmanit

Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president përveç Osmanit
14/02/2026 - 10:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke theksuar se pas miratimit të buxhetit të hënën,...

Më shumëDetails

Aksioni në argjendaritë e Pejës, policia sekuestroi euro, dollarë e franga

Aksioni në argjendaritë e Pejës, policia sekuestroi euro, dollarë e franga
14/02/2026 - 09:35

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, Doganën, Inspektoratin e tregut dhe ATK-në, zhvilloi një aksion në Pejë. Cak i këtij aksioni...

Më shumëDetails

Grushti në qendër të Prishtinës, Prokuroria nuk ka pranuar nga Policia kallëzimin penal për sulmin fizik ndaj Havollit

Grushti në qendër të Prishtinës, Prokuroria nuk ka pranuar nga Policia kallëzimin penal për sulmin fizik ndaj Havollit
14/02/2026 - 02:22

Policia e Kosovës ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori të Shtetit në lidhje me sulmin fizik të biznesmenit Valon Ademi ndaj ish-drejtorit të Investimeve kapitale dhe...

Më shumëDetails

Harry Bajraktari letër Trump’it, i kërkon angazhim që Haga të sigurojë gjykim të drejtë, ia përmend edhe Jack Smithin

Harry Bajraktari letër Trump’it, i kërkon angazhim që Haga të sigurojë gjykim të drejtë, ia përmend edhe Jack Smithin
14/02/2026 - 02:18

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka njoftuar se i ka dërguar letë presidentit amerikan, Donald Trump, ku i ka shprehur shqetësimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Lushtaku i’a bën 1:0 Pecit – Bordi ua vazhdon mandatin edhe për 3 vite Zv.Kryeshefit dhe Sekretarit të Unitetit, persona të afërt me kryetarin e Skenderajt

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Motori i avionit shpërthen gjatë fluturimit, kaos mes pasagjerëve në bord/Video

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të kushëririt të tyre në Skenderaj, konfirmon Prokuroria

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë