Një person ka vdekur si pësojë e sulmit në zemër në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, shkruan Veriu.info.
Pas kësaj ngajrje të rëndë ka reaguar asamblsti i VV-së në Lipjan, Alban Salihu, i cili ka akuzuar mjekët e QKMF-së për neglizhencë për t’i ofruar ndihmë pacientit.
“E RËNDË: Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë”, ka shkruar Salihu.
Ai poashtu u ka bërë thirrje gazetarëve dhe policisë që të hetojnë rastin.
“Jemi duke mbledhur informacione për rastin dhe do të ju njoftojmë për detajet. Ndërkohë ftoj gazetarët e policinë që ta hetojnë si rast”./Veriu.info