Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

18/10/2025 - 12:48
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka gjetur qindra produkte KOS 200 gr. të kompanisë “Drena” Sh.P.K. të rrezikshëm për përdorim.

Veriu.info ka siguruar procesverbalin e datës 14.03.2025 të nxjerrë nga inspektorët e AUV gjatë kontrollit në qumështoren “Drena” në Skenderaj, ku konstatohet se në bazë të analizave laboratorike për produktin KOS 200 gr., kanë dalë rezultate të pakënaqshme në kriterin e higjienës “Enterobakteri”.

Me këtë rast AUV ka obliguar kompaninë “Drena” Sh.P.K. më pronar Rrustem Rukolli që këtë produkt të kosit ta tërheq nga tregu dhe të njoftoj AUV-in për asgjësimin e tij.

Në dokumentin e siguruar nga Veriu.info shihet se AUV ka obliguar qumështoren “Drena” të bëjë edhe ndërprerjen e prodhimit të produktit dhe të ndërmerren masa korrektuese.

Veriu.info ka siguruar e-mailin e kompanisë “Drena” që mbanë datën 2 maj 2025, ku njoftohet AUV se janë marrë masat korrektuese dhe se janë gati për rifillimin e prodhimit të këtij produkti të kosit.

Në bazë të procesverbalit të datës 3 qershor 2025 AUV i ka lejuar qumështores “Drena” prodhimin dhe shitjen e këtij produkti.

Çka është “Enterobakteri”?

Kriteri i higjienës për qumësht – “enterobakteri” i referohet pranisë së baktereve të familjes Enterobacteriaceae në qumësht dhe produktet e tij. Këto baktere janë tregues të kushteve të higjienës gjatë mjeljes, ruajtjes, transportit apo përpunimit të qumështit.

Enterobakteret (p.sh. E. coli, Enterobacter, Klebsiella) janë mikroorganizma që zakonisht gjenden në zorrë. Nëse ato gjenden në qumësht, kjo tregon se: është ndotur me jashtëqitje, ose nuk janë respektuar kushtet higjienike gjatë prodhimit ose përpunimit.

Veriu.info ka dërguar pyetje në kompaninë “Drena” për të kuptuar se çka ka ndodhur me sasinë e hedhur në treg të këtij produkti që është konstatuar se është johigjienik, a është bërë asgjësimi i tij, a janë marrë masa korrektuese dhe se a marrin përgjegjësinë për sasinë e hedhur në treg të këtij produkti johigjienik, por nuk kemi marrë përgjigje.

Ndryshe, BetimiperDrejtesi kishte raportuar më 2021 për dënimin e biznesmenit Rrustem Rukolli nga gjykata për aktivitete të jashtëligjshme minerare. (https://betimiperdrejtesi.com/biznesmeni-rrustem-rukolli-shpallet-fajtor-per-aktivitete-te-jashteligjshme-minerare-denohet-me-3600-euro-gjobe/)

Debat i ashpër mes Pecit e qumështores “Drena” në Facebook: Ministri e aku’zon se fituan miliona nga taksapaguesit, e Drena i thotë se do të hetohet edhe vet ai

JU REKOMANDOJMË

Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë
Kryesore

Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

18/10/2025 - 19:46
Maqedonci: Trajnimet me partnerët amerikanë forcojnë kapacitetet e FSK-së!
Lajme

Maqedonci: Trajnimet me partnerët amerikanë forcojnë kapacitetet e FSK-së!

18/10/2025 - 19:36
Vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, KQZ jep detaje
Kryesore

Vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, KQZ jep detaje

18/10/2025 - 19:06
Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Kryesore

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

18/10/2025 - 18:55
Tema: Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantom, shkak një kredi e dyshimtë 100 milionëshe e marrë nga Pacolli
Kryesore

Tema: Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantom, shkak një kredi e dyshimtë 100 milionëshe e marrë nga Pacolli

18/10/2025 - 18:43
Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën!
Lajme

Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën!

18/10/2025 - 18:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Numërohet 50% e votave të diasporës në Mitrovicë: Peci i VV-së merr më shumë vota se Tahiri i PDK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gara për Asamble në Prishtinë, këta janë top kandidatët më të votuar

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Putini do kalojë nga Shqipëria dhe Kosova? Dilema e Kremlinit: Si do shkojë në Hungari

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë