Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në shkollën “Abdullah Shabani” në Mitrovicë – Nëna denoncon dhunën ndaj djalit të saj

31/01/2025 - 20:29
në Lajme
A A
Skandal në shkollën “Abdullah Shabani” në Mitrovicë – Nëna denoncon dhunën ndaj djalit të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast tronditës i dhunës në shkollë është bërë publik nga Valbona Krasniqi, nëna e një 11-vjeçari që ndjek mësimet në shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë. Ajo ka denoncuar se djali i saj ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme nga disa bashkëmoshatarë, të cilët e kanë kërcënuar, ofenduar dhe madje e kanë sulmuar fizikisht në mënyrë të përsëritur, shkruan Insajderi.

Sipas saj, pavarësisht ankesave të shumta tek prindërit e fëmijëve dhunues, drejtuesit e shkollës dhe kujdestarja e klasës, askush nuk ka marrë masa konkrete për ta mbrojtur djalin.

Madje, ajo pretendon se si “zgjidhje”, mësuesja ka marrë vendim që ta largojë djalin nga klasa e tij, duke e ndëshkuar atë në vend që të ndëshkonte nxënësit problematik.

“Kujdestarja e klasës e cila është në dijeni për rastin “si masë ndëshkuese ka marr vendim që djali im të largohet nga klasa, pa dijenin time, më ka premtu se do ta largoj fëmijën problematik. Edhe pasi është vendos djali im në paralele tjetër, po i njejti fëmijë problematik me disa fëmijë të tjerë kanë shkuar në paralele ku është djali im dhe kanë ushtru dhunë fizike!“, ka shkruar ajo në Facebook.

Situata rëndohet edhe më tej, pasi fëmija sipas saj ka qenë i detyruar të qëndrojë larg mësimit për shkak të frikës, se mund të përjetojë traumat e njëjta.

“Djali nuk ka shkuar sot në shkollë ( e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat,temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij”.

Ajo e shqetësuar ka shkruar se për shkak të mungesës së sigurisë në shkollë, është detyruar të ndërpresë praktikën dhe të mbetet pa punë, vetëm që të qëndrojë pranë djalit të saj në ambientet shkollore.

Valbona shprehet e tmerruar nga ideja se fëmija i saj mund të kthehet në shtëpi i rrahur, i plagosur, apo edhe më keq, të mos kthehet fare.

Nëna rrëfen se fëmijët dhunues i kishin kërkuar djalit të saj t’ua mbante cigaret elektronike në çantë dhe pas refuzimit të tij, ata e kishin sulmuar dhe e kishin goditur aq shumë sa ai kishte përfunduar duke vjellë nga dhimbjet.

“Ata sot e shantazhuan se im bir duhet t’ua mbaj cigaret elektrike në çantën e tij dhe me rrefuzimin e djalit tim ata e goditen, iu hudhen mbi 10 fëmijë të tjerë sipër duke e shtypur derisa volli”.

Ajo ka bërë të ditur se rasti është raportuar edhe në polici, por sipas saj, drejtori i shkollës i është drejtuar me fjalët: “A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika.”

“Pas ankesës time dhe takimit me prindër më është drejtuar privatisht drejtori i kësaj shkolle me fjalët: A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika. Nga kjo kam ardhë në përfundim se prindërit e fëmijës dhunues janë të fortë edhe kanë imunitet edhe përballë ligjit”.

Duke u ndjerë e braktisur nga institucionet dhe e pafuqishme financiarisht për ta dërguar djalin në një shkollë tjetër, Krasniqi thotë se nuk do të heshtë më për këtë padrejtësi.

“Ndjes por, nuk heshti më, për fëmijën tim të cilin e rrita me shumë mund, pa strehim dhe me shumë peripeti tjera”, shkroi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj
Kryesore

Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj

19/01/2026 - 16:26
Grabitet një argjendari në Prishtinë
Lajme

650 mijë euro ari u “avulluan” nga Oxa Gold në Prishtinë, si shpuan hajnat murin?

19/01/2026 - 15:59
Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
Kryesore

Pas vendimit të KQZ-së për rinumërim, Cakolli tregon se kur mund të certifikohen rezultatet

19/01/2026 - 15:53
Dorëheqjet dhe pakënaqësitë me rezultatin zgjedhor, nis mbledhjen Kryesia e LDK-së
Lajme

Dorëheqjet dhe pakënaqësitë me rezultatin zgjedhor, nis mbledhjen Kryesia e LDK-së

19/01/2026 - 15:40
Kurti udhëton drejt Zvicrës
Kryesore

Kurti udhëton drejt Zvicrës

19/01/2026 - 15:33
Meritat për blerjen e raketave “Javelin”/Gashi: Çështjet e sigurisë kombëtare të jenë jashtë betejave politike
Lajme

Mblidhet Kryesia e LDK-së, Gashi komenton për dorëheqjen e Abdixhikut: Ka vepru ai, e ka kry

19/01/2026 - 15:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    534 Shpërndaje
    Shpërndaje 214 Tweet 134
  • Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë