Shitja e produkteve pa afat nga marketet në Kosovë është kthyer në problem serioz, ku konsumatorët vazhdimisht raportojnë raste të tilla.
Një lexues i Veriu.info ka dërguar foto, ku shihet një produkt ushqimor per fëmijë (lloj karameleje) pa afat në supermarketin BAMEX në Mitrovicë.
Siç shihet në foto, produktin i ka dalë afati më 5 prill, përderisa ai vazhdon të qendroj në dispozicion për blerje nga konsumatorët.
Ndryshe, konsumimi i produkteve të tilla jashtë afatit mund të ketë disa rreziqe, si: infeksioni bakterial, të shkaktojë diarre, të vjella ose shqetësime të tjera në stomak.












