Një investim prej mbi 800 mijë eurosh, i cili duhej ta shpëtonte Institutin e Mjekësisë Ligjore nga degradimi pas dy zjarreve shkatërruese në vitin 2023, është shndërruar në një skandal biologjik dhe teknik.
Ndonëse punimet duhej të përfundonin saktësisht më 21 maj 2025, sot, gati një vit pas këtij afati, IML-ja ngjan më shumë me një gërmadhë të rrezikshme sesa me një institucion mjekoligjor.
Insajderi ka siguruar dëshmi tronditëse nga terreni që dokumentojnë dështimin total të mbikëqyrjes nga ekipi i emëruar nga ish-drejtori Ditor Haliti.
Pamjet tregojnë një realitet tmerrues: salla e autopsisë që “noton në gjak” për shkak të dështimit të kanalizimit, instalime elektrike skandaloze që varen mbi kokat e stafit, shkallë të pasigurta dhe radiatorë të hedhur në dysheme.
Përkundër kësaj gjendjeje, u.d. drejtori Agron Thaqi ka urdhëruar stafin të rikthehet në zyra, duke pretenduar se kushtet janë “të përshtatshme”.
Në këtë komunikim është vënë në dijeni edhe ministrja aktuale e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mirëpo deri më tani, as nga ministria e as nga inspektoratet nuk ka pasur asnjë reagim për këtë mashtrim me paratë e shtetit.
Për më tepër detaje, ndiqeni storien në vazhdim:















