Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

13/05/2025 - 19:17
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë këtë vit ka nxjerrë 28 vendime për pezullim të lejeve të importit të kafshëve të gjalla për kompani që kanë shkelur rregullativën ligjore, për të cilat Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht me emra.

Veriu.info mëson se në mesin e kompanive që u ishte pezulluar leja e importit janë edhe “Ferma Kokollari” me pronar Kreshnik Kokollari dhe “Ndreca” L.L.C.

Arsyeja e pezullimit të lejes së importit të kafshëve të gjalla për “Ferma Kokollari” me pronar Kreshnik Kokollari është se gjatë inspektimit të kryer nga inspektorët e AUV, është konstatuar se se kjo kompani ka importuar të cilat nuk i ka regjistruar si të therura në sistem, siç e kishte obligim ligjor.

Foto: Kreshnik Kokollari
Foto: Kreshnik Kokollari

Veriu.info ka siguruar ankesën e kompanisë “Kreshnik Kokollari” B.I. që në ARBK mban emrin tregtar “Ferma Kokollari” me adresë në Prizren, ku pretendon se me 12 prill 2025 kanë realizuar një import nga Bullgaria me 83 krerë gedhe të destinuara për therje, ku prej tyre vetëm 41 i kanë therur brenda afatit 72 orësh.

“Kreshnik Kokollari” B.I. në ankesë thotë që pjesën tjetër kishin planifikuar t’i thernin ditëve në vazhdim, ani pse një gjë e tillë është në kundërshtim të plotë me akt ligjore, pasi që therja e secilës kafshë të importuar në Kosovë duhet të bëhet brenda 72 orësh.

Veriu.info ka siguruar raportimin e shqyrtimit të ankesës nga Komisioni i AUV, i cili përkundër shkeljeve të bëra nga kjo kompani, rekomandon rikthimin e lejes së importit.

Pavarësisht kësaj, raporti i Komisionit të AUV është në shkelje flagrante të ligjit për Procedurën Administrative dhe akteve tjera ligjore, pasi që ky rekomandim nuk është nënshkruar nga 2 prej 3 anëtarëve të Komisionit, ku njëri prej atyre që nuk e ka nënshkruar është edhe kryetari i Komisionit.

Në mesin e 28 kompanive që u ishte pezulluar leja e importit të kafshëve është edhe edhe “Ndreca” L.L.C. me pronar Sami Nreci nga Obiliqi.

Foto: Sami Nreci
Foto: Sami Nreci

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka kërkuar nga AUV vendimet për pezullimet e lejeve të importit të kafshëve të gjalla në Kosovë për kompanitë “Kreshnik Kokollari” B.I. (Ferma Kokollari) dhe “Ndreca” L.L.C., por që të njëjtat nuk na janë dhënë me arsyetimin se pezullimi i lejeve të tyre është bërë në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik i ri i AUV.

“Kompanive Ndreca LLC dhe Kreshnik Kokollatri BI ju eshte pezulluar nga sistemi FCMS ne menyre automatike”, ka thënë Sadik Heta, Drejtor i Drejtorisë Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUVV në një prononcim për Veriu.info.

JU REKOMANDOJMË

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare
05/03/2026 - 13:40

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të shtetit. Kështu tha...

Më shumëDetails

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin?

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin?
05/03/2026 - 13:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendon se vendi i tij ka një “furnizim praktikisht të pakufizuar” të armëve kryesore. Ministria e Mbrojtjes e Iranit thotë se ka “kapacitetin...

Më shumëDetails

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë
05/03/2026 - 13:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Christopher Kelly. Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë...

Më shumëDetails

Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë

Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë
05/03/2026 - 13:21

Gazetari Adriatik Kelmendi ka theksuar se sipas interpretimit të dispozitave kushtetuese, sot (5 mars 2026) është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës mund të zgjedhë Presidentin e...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut

Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut
05/03/2026 - 13:16

Lista Serbe i është ankuar shefit të ri të UNMIK në Kosovë, Peter Due, për atë që e cilëson si përkeqësim të situatës së sigurisë dhe pozitës së...

Më shumëDetails

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj
05/03/2026 - 13:00

Kryeministri Albin Kurti nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se populli ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj e cila është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë