Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

20/01/2026 - 16:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2022 ishte raportuar se “Olive Medical” është bërë laboratori i parë në Kosovë i akredituar me standardet ISO 15189, por që disa vite me vonë po del se ky laborator kryen edhe analiza në mënyrë komplet të kundërligjshme e të pasigurt për pacientët.

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin spitali “Oliver Medical Group Sh.P.K.”, me themelues Bekim Murati, është gjobitur me vetëm një (1) mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi, pasi që kjo kompani është konstatuar se ka ushtruar veprimtarinë pa përmbushur kushtet nga neni 40 dhe 42 i këtij ligji.

 

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info, thuhet se gjatë kontrollimit të regjistrimit të pacientëve në “Olive Medical Group Sh.P.K.” është konstatuar që rezultatet e analizave laboratorike, më datë 26 korrik 2025, janë lëshuar pa praninë e biokimistes, më saktësisht pa praninë e Dr. Ilirjana Frrokaj.

Në këtë vendim citohet se edhe vetë Dr. Ilirjana Frrokaj e ka pranuar se të njëjtat analiza nuk i ka punuar ajo, duke thënë verbalisht: “Këto analiza nuk i kam punuar unë”.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se në sistemin elektronik të Divizionit për Licencim dhe Akreditim nuk figuron e shtuna si ditë e punës së saj, pasi e njëjta është e lajmëruar për punë nga e hëna deri të premten.

“Në regjistrin e pacientëve u gjetën fakte nga Inspektorati Shëndetësor se në të njëjtën ditë, me datë 26.07.2025, të gjitha rezultatet e analizave biokimike janë lëshuar pa prezencën e biokimistes, ku numri i pacientëve për këtë datë figuron gjithsej 53, e gjithashtu në këto rezultate të analizave laboratorike figuron edhe pacienti me inicialet A.ZH. Të bashkangjitur gjeni inicialet e pacientëve të cilët po me atë datë kanë pranuar rezultatet e analizave nga ky institucion: A.V.-1999, N.B.-2000, V.M.-1983, H.K.-1958, V.P.-1951, H.XH.-1974, F.O.-1973, E.H.-1979, A.A.-1966, G.M.-1971, A.G.-1991, E.G.-1962, D.M.-2001, XH.A.-1959, D.B.-1996, G.S.-1976, A.M.-1972, R.S.-1998, R.B.-1957, D.S.-2016, B.O.-1997, R.P.-2012, O.P.-2014, F.T.M.-1983, E.A.-1979, E.S.-2005, M.A.-2022, H.O.G.-1989, H.Z.-2019, P.H.-1981, G.R.-1994, L.T.-2006, T.F.-2024, M.D.-2003, T.V.-2005, E.S.-1997, I.A.-1935, F.T.M.-1983, V.T.U.-1992, V.B.-1979, S.C.-1974, SH.P.-1969, E.B.-2019, D.K.-2000, V.K.-1997, M.H.-1997, E.M.-2018, K.B.-1989, H.M.-2021, A.ZII.-2009, V.K.-1956, Y.M.-1986, M.I.-2022. Këtë e dëshmon edhe deklarata me shkrim e Dr. Ilirjana Frrokaj, Specialiste e Biokimisë Klinike, e datës 27.08.2025.”, thuhet në vendim.

Veriu.info ka dërguar pyetje në “Olive Medical Group Sh.P.K.” më 11 janar për këtë vendim, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë përgjigje.

Kush është “Olive Medical Group Sh.P.K.” dhe lidhja me politikën?

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës thuhet se “Olive Medical Group Sh.P.K.” është themeluar në vitin 2017, ndërsa 100% të aksioneve i zotëron Bekim Murati.

Në ueb-faqen e “Olive Medical Group Sh.P.K.” shkruan se në kuadër të këtij institucioni privat shëndetësor funksionon Laboratori dhe Klinika.

Vitet e fundit, “Olive Medical Group Sh.P.K.” kishte qenë në qendër të raportimit medial, pasi që Arben Vitia, asokohe ish-ministër i Shëndetësisë, ishte punësuar si drejtor në vitin 2022.

Spitali ku Arben Vitia u punësua si drejtor, licencohet nga Ministria e Shëndetësisë

Pjesë e “Olive Medical Group Sh.P.K.” është edhe bashkëshortja e tashmë ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili vitin e kaluar, me rastin e deklarimit të pasurisë, kishte deklaruar të hyra të bashkëshortes nga ky institucion shëndetësor privat.

Në deklarimin e fundit vjetor të pasurisë, të bërë më 29 mars 2025, Arben Vitia kishte deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë pagesë vjetore prej 30 mijë e 166 euro dhe pagesë për punë jashtë orarit në vlerë prej 4 mijë e 500 euro nga “Olive Medical Group Sh.P.K.”.

Cili është roli dhe rëndësia e biokimistit/es për analiza?

Veriu.info ka bërë kërkime online për rolin dhe rëndësinë e prezencës së biokimistit/es gjatë kryerjes së analizave për pacientë në një laborator, ku del se ai/ajo është thelbësore për të garantuar saktësinë, besueshmërinë dhe interpretimin korrekt të rezultateve.

Praktikisht, biokimisti/ja është përgjegjëse për saktësinë e analizave, pasi që mbikëqyr procesin e analizimit të mostrave, siguron që analizat të kryhen sipas standardeve profesionale dhe protokolleve laboratorike. Po ashtu merret me kontrollin e cilësisë, duke zbatuar kontroll, verifikuar devijimet dhe gabimet teknike, vendos nëse një analizë duhet të përsëritet apo të refuzohet.

Biokimisti/ja analizon rezultatet në kontekst klinik, identifikon vlerat kritike, informon mjekun për rezultate alarmante, sugjeron analiza shtesë apo alternative, siguron trajtim korrekt të mostrave biologjike dhe, në fund, është përgjegjëse për rezultatet e lëshuara.

LEXONI EDHE:

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

 

LEXONI EDHE:

JU REKOMANDOJMË

Trim Tërnava emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it
Lajme

Trim Tërnava emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it

20/01/2026 - 16:52
Macroni e quan ‘të papranueshëm’ kërcënimin me tarifa të Trumpit
Lajme

Macroni e quan ‘të papranueshëm’ kërcënimin me tarifa të Trumpit

20/01/2026 - 15:57
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Kryesore

Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota

20/01/2026 - 15:43
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Armend Zemaj kërkon dorëheqje

20/01/2026 - 15:25
Kurti: Është me rëndësi që ministrat të mos kenë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion
Lajme

Kurti: Është me rëndësi që ministrat të mos kenë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion

20/01/2026 - 15:13
Raportohet se është arrestuar Arianit Sllamniku
Lajme

Raportohet se është arrestuar Arianit Sllamniku

20/01/2026 - 15:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Zbatim i ligjit apo hakmarrje politike? Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • “Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë