Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me diploma fals në KEK/ Dërgohen në prokurori punëtorët e lavdëruar nga Kurti

09/01/2025 - 16:11
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali me diploma fals në KEK/ Dërgohen në prokurori punëtorët e lavdëruar nga Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 47 kandidatë që janë pranuar në konkursin e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës po dyshohet se kanë ofruar diploma të falsifikuara. Këto diploma po pretendojnë se i kanë marr nga Shkolla e Mesme Profesionale në Obiliq “Ismail Dumoshi”. Por, drejtori i kësaj shkolle ka konfirmuar për Insajderin se disa persona që janë pranuar nuk kanë marrë diplomë nga shkolla që ai drejton. Dyshimet për diploma të falsifikuara janë dërguar në Prokurori për hetim nga KEK’u.

220 kandidat u punësuan në Korporatën Energjetike të Kosovës në tri pozita. “manipulues i shiritave transportues”, “manipulues i hinkës fushore” dhe “manipulues i kabinës II” janë këto pozitat që ishin hapur në konkursin e hapur në muajin shtator nga korporata.

Në mesin e 220 kandidatëve që janë punësuar, po dyshohet se 47 prej tyre janë me diploma të shkollës së mesme të falsifikuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës së vetme profesionalë për xehetari në Obiliq. Jakup Hashani, drejtor i SHMLP “Ismail Dumoshi” në Obiliq tha se ka dorëzuar tek Burimet Njerëzore listën me kandidatët që kanë diplomuar në shkollën “Ismail Dumoshi”.

“Unë listën e kam dërguar të Njësia e Burimeve Njerëzore në KEK për verifikimin e kandidatëve që janë të rregullt të shkolla jonë dhe kandidatë që nuk janë të rregullt në shkollë. Në listën që ka dal nuk janë të gjithë që kanë diplomuar tek shkolla jonë. Janë 47 m’doket që nuk janë të diplomuar nga shkolla jonë. Nuk e di se çfarë kanë paraqitur ata, por tek ne në shkollë, diploma nuk e kanë marrë” ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

Lidhur me këto dyshime, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës ka konfirmuar se janë në dijeni për këto dyshime dhe siç bëjnë të ditur, rasti është dorëzuar tek organet e rendit.

“KEK dëshiron të informojë publikun se më datë 02.01.2025, ka njoftuar opinionin për verifikimin e diplomave të kandidatëve, i cili ka rezultuar me largimin nga procesi i rekrutimit të kandidatëve për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave të tyre. Përtej kësaj, KEK ka informuar organet përkatëse të drejtësisë dhe i ka ofruar atyre të gjitha informacionet që disponon për të zbardhur këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Kriteret për t’u punësuar në këtë pozitë ishin- Të ketë të kryer shkollën e mesme profesionale – drejtimi i xehetarisë, të ketë integritet, etikë dhe ndershmëri profesionale, dhe të jetë i/e aftë për punë ekipore dhe individuale.

Pak para nisjes së fushatës, Kurti shpërndau kartelat punonjësve të rinj në KEK

Kandidatët që janë pranuar, i morën “kartelat” e punës nga vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai shkoi në ceremoni e ndarjes së kartelave në KEK për tua dorëzuar personalisht.

Disa nga ta dolën hapur që janë militantë të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.

Buzuk Krasniqi, ka publikuar në rrjetet sociale kartelën e tij të punësimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Krasniqi është punësuar në divizionin e qymyrit.

Ai e ka pranuar sot kartelën e punësimit në KEK, në një ceremoni të nënshkrimit të kontratave të reja të punësimit për 220 persona.

“Nga sot pjesë e Korporates Energjetike e Kosoves faliminderit shume”, ka shkruar Krasniqi në një publikim në Facebook, në të cilin nuk ka harruar të vulosë edhe numrin 65 si shënjë falendërimi për kandidatin për deputet, Halil Thaçi.

JU REKOMANDOJMË

MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj
Lajme

MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj

09/06/2025 - 17:06
Burim Ramadani: Qeveria e opozitës, do të kontribuonte në rotacion politik të domosdoshëm për demokracinë tonë
Lajme

Burim Ramadani: Qeveria e opozitës, do të kontribuonte në rotacion politik të domosdoshëm për demokracinë tonë

09/06/2025 - 16:44
Ironia e fatit: Pas shumë talljeve me Biden, Trump gati rrëzohet në shkallët e Air Force One
Lajme

Ironia e fatit: Pas shumë talljeve me Biden, Trump gati rrëzohet në shkallët e Air Force One

09/06/2025 - 16:27
Shqipëria bën aplikimin zyrtar, flija të jetë pjesë e trashëgimisë
Kuriozitete

Shqipëria bën aplikimin zyrtar, flija të jetë pjesë e trashëgimisë

09/06/2025 - 16:21
Frikë për përplasje ushtarake NATO – Rusi, Fischer: Gjermania ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë
Lajme

Frikë për përplasje ushtarake NATO – Rusi, Fischer: Gjermania ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë

09/06/2025 - 16:12
Iu përmendet ryshfeti, UP’ja i denoncon në polici dy anëtarë të Këshillit Drejtues
Lajme

Iu përmendet ryshfeti, UP’ja i denoncon në polici dy anëtarë të Këshillit Drejtues

09/06/2025 - 16:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë