Në përpjekjen e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një detaj ka tërhequr vëmendje të veçantë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, është paraqitur në sallën plenare me veshje sportive – konkretisht me trenerka.
Ky veprim i Zybës ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale, ku një pjesë e qytetarëve e kanë parë si mungesë serioziteti për një proces të rëndësishëm parlamentar.