Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

15/02/2026 - 20:16
në Lajme
A A
Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, nga Mitrovicë, është përjashtuar nga puna në transmetuesin publik, pasi më herët kishte sfiduar me pyetje kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zgjidhjen e çështjes së buxhetit të RTK-së.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë gazetarja përmes një postimi publik, ajo nuk është më pjesë e këtij institucioni. Avdiu kishte qenë aktive edhe në protestat e gazetarëve për paga dhe kushte më të mira pune.

Postimi i plotë:

Publikut,

Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune.

Por jo!

Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet.

Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt.

Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju
jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne
vendin e punes per te cilin keni aplikuar’

Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet.

Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte.

Kjo pasi:
“KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur
më 09.10.2025, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet si e bazuar në tërësi ankesa me nr.1773/25 datë 22.09.2025 e palës ankuese Edina
Avdiu, e sistemuar në vendin e punës – Gazetare 1.
ll Shfuqizohet vendimi 1726/25 i datës 11.09.2025, me të cilin të
punësuarës Edina Avdiu i është shqiptuar masa e lehtë disiplinore “Verejtje me shkrim”

Megjithate lufta per te me degraduar e ne fund larguar, nuk pushoi.

Paralajmerimi per mosvazhdim te kontrates nga nje institucion publik sic eshte RTK-ja, erdhi ne muajin e peste te shtatezanise time, per cka eproret e mi ishin ne dijeni.

Arsyetim as vendim nuk mu percoll, POR arsyet qe dihen jane se;

Ne keto 3 vite angazhimi ne transmetuesin publik, partise ne pushtet nuk i konvenonte as kur e mbaja mikrofonin ne dore e beja pyetje, as kur e lshoja ne toke, ndaj vendosen qe te ma merrnin nga dora.

Ne te dy rastet u ftova nga u.d kryeredaktori i cili me thoshte se presioni nga partia ne pushtet eshte i madh, presion qe i erdhi ne zarf me 200 mijeshen nga Qeveria, nderkohe qe pyetja ime per kryeministrin ishte, pse nuk kam rroge?

Presion u provua te ushtrohej edhe ndaj meje si gazetare, natyrisht jo direkt nga partia, por permes veglave te tyre brenda RTK-se, ne pozita te redaktoreve.

Me gjithe presionin, censuren, mbledhjet e bezdisshme te mengjesit, ku temat refuzoheshin se nuk i konvenonin partise ne pushtet, ku gazetaret fshehnim koken prapa ekranit te kompjuterit per te mos na u dhene tekste qe vinin direkt nga partia, megjithate arrija disi te realizoja nje a dy kronika te balancuara per edicionin qendror.

Ndikimi i partise ne pushtet, ne Dhomen e Lajmeve po ndihej aq fort, sa ‘erdhi dita’ qe gazetaret gezoheshim nese nje dite shpetonim pa na u dhene ndonje detyre e ketij lloji (lexo propagande).

Ne keto rrethana, qe per te qene reale, nuk ishin te tilla kur une fillova punen, arrita te realizoj 803 kronika, e qindra lidhje direkte.

Por puna me e madhe qe kam bere, mendoj une, jane kronikat qe s’i kam bere, tekstet qe s’i kam lexuar.

Nje nder to eshte ky tekst, i shkruar ne zyret e partise, qe me erdhi si urdher nga redaktorja ta lexoja, ne diten qe kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha. Insistimi ishte qe thjeshte ta lexoja, pa bere pyetje dhe pa mu pergjigjur se kush ishte autori.

Natyrisht se une refuzova ta lexoja kete tekst me cilesime e joprofesional per edicionin qendror te lajmeve.

Sidoqofte, meqe kam punuar e jam angazhuar vetem per interesin e publikut, po e le ne rubriken e komenteve, tekstin e asaj dite, qe publiku ta lexoj dhe kuptoj; pse une nuk jam me pjese e televizionit publik te Kosoves.

 

JU REKOMANDOJMË

Largimi nga puna i gazetares së RTK-së, Qorrolli: Kur Qeveria shkel të drejtat e punëtorit, padrejtësia institucionalizohet

Largimi nga puna i gazetares së RTK-së, Qorrolli: Kur Qeveria shkel të drejtat e punëtorit, padrejtësia institucionalizohet
15/02/2026 - 21:17

Ekonomisti Adem Qorrolli ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të gazetares së Radio Televizioni i Kosovës, Edina Avdiu, duke e quajtur rastin një sinjal alarmi për të...

Më shumëDetails

Dy aksidente në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar dërgohen për mjekim

Dy aksidente në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar dërgohen për mjekim
15/02/2026 - 20:57

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon për Express se sot rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku është...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së kritikon RTK-në për largimin e gazetares shtatzënë: Dejona Mihaili e argatët e saj në RTK sot i treguan edhe njëherë kthetra

Krasniqi e LDK-së kritikon RTK-në për largimin e gazetares shtatzënë: Dejona Mihaili e argatët e saj në RTK sot i treguan edhe njëherë kthetra
15/02/2026 - 20:42

Ish-deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas largimit të gazetares Edina Avdiu nga puna në RTK, në muajin e pestë të shtatzënisë. Sipas Krasniqit, Avdiu...

Më shumëDetails

Oraret dhe agjenda e autobusëve nga komunat për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Oraret dhe agjenda e autobusëve nga komunat për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
15/02/2026 - 20:30

“Liria ka Emër”, njofton oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga komunat e Kosovës për pjesëmarrje në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më...

Më shumëDetails

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​
15/02/2026 - 20:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më...

Më shumëDetails

Trumpi thotë se 5 miliardë dollarë janë zotuar për Gazën

Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
15/02/2026 - 19:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për rindërtim dhe përpjekje humanitare në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Reagon Labi, kërcënon produksionin-I jep ultimatum deri të hënën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë