Komuna e Skenderajt ka lëshuar hapësirën publike, përkatësisht vendosjen e pano-ve (bilborde) në prona publike, pa asnjë kontratë apo marrëveshje dhe pa asnjë interes apo përfitim për komunën që aktualisht udhehiqet nga Sami Lushtaku.
Sipas dokumenteve që ka siguruar Rajoni, rezulton se këto hapësira publike i janë dhënë një kompanie e cili tani e disa dekada ka krijuar monopol në këtë qytet, pa u shpallur asnjë procedurë publike dhe pa konkurrencë.
Në dokumentacionin e siguruar përmes qasjes në dokumente publike nga rajoni.org, shihet se gjithë procesin pushteti i Skenderajt e ka reduktuar vetëm në një kërkesë të operatorit privat dhe një pëlqim të lëshuar, duke eliminuar çdo formë konkurrencë.

Rajoni i ka dërguar disa pyetje komunës së Skenderajt, mirëpo deri në publikimin e artikullit, të njëtit nuk kanë kthyer përgjigjje.
Pyetjet e dërguara Komunës së Skenderajt rajoni.org ishin:
• Pse Komuna nuk ka shpallur procedurë publike?
• A është realizuar kjo metodë me qëllim të eliminimit të konkurrencës?
• Pse Komuna ka dhënë pëlqimin pa asnjë interes, përfitim apo dobi për Komunën?
• Në momentin kur është lëshuar ky pëlqim, a ka qenë prioritet interesi i Komunës apo i kompanisë?
• A ka afërsi kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, me pronarin apo familjen në fjalë?
• A ka Ganimete Musliu afërsi me këtë kompani?
• A ka ndikuar Sami Lushtaku apo Ganimete Musliu që Komuna e Skenderajt t’i lëshojë dhe t’ia japë menaxhimin e panove kompanisë private, në interes të saj dhe jo të Komunës?
Kush është kompania që po favorizohet nga Co&Lushtaku?
Kjo kompani sipas ARBK’së është e ndare në dy pronësi në emër të anëtareve të të njejtës familje
Mirëpo, ky, nuk është favori i vetëm qe kjo familje ka marrë nga pushteti i Skenderajt.
Pra, përveç favorizimit të hapur të saj, Komuna e Skenderajt, të njëjteve u ka dhënë tender me poentim me vlerë totale 220 mijë eurosh. Kontrara quhet “Furnizim me mallra dhe shërbime për nevojat e DKRS-së dhe drejtorive tjera në Komunën e Skenderajt”.















