Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: “Trepça” largon nga puna invaliden e luftës së UÇK-së, familjare e dëshmorit

26/10/2025 - 16:26
në Kryesore, Lajme
A A
Skandaloze: “Trepça” largon nga puna invaliden e luftës së UÇK-së, familjare e dëshmorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Drenas ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ndërmarrjes “Trepça” SHA për largimin nga puna të invalides së luftës dhe anëtares së familjes së dëshmorit, znj. Megjide Thaçi.

Në reagimin publik të datës 24 tetor 2025, kjo shoqatë e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë, të papranueshëm dhe fyerje të rëndë ndaj sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”.

“Ky veprim përbën një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së madhe të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve janë shtylla të dinjitetit kombëtar dhe moralit shoqëror të Republikës së Kosovës, e jo kategori që duhet të margjinalizohen apo të përjashtohen padrejtësisht nga puna”, thuhet në reagim.

Shoqata ka kërkuar nga menaxhmenti i “Trepçës” dhe institucionet shtetërore që menjëherë të rishikojnë dhe anulojnë këtë vendim, duke rikthyer znj. Thaçi në vendin e saj të punës.

Në të kundërtën, paralajmërohet se Shoqata do të ndërmarrë “të gjitha veprimet ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të saj, si dhe të gjithë invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që po përballen me trajtime të padrejta”.

Në fund të reagimit, Shoqata apelon që institucionet e Republikës së Kosovës të tregojnë respekt dhe përkushtim ndaj kategorive të dala nga lufta, duke vepruar në përputhje me ligjet në fuqi dhe me moralin kombëtar.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Nder dhe respekt për invalidët dhe veteranët e UÇK-së!”, përfundon reagimi i nënshkruar nga kryetari i Shoqatës, Fatmir Kiqina.

JU REKOMANDOJMË

Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re
Kryesore

Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re

30/12/2025 - 08:39
Konjufca e “shkarkon” Dimal Bashën, Kurti e kishte propozuar Ministër të Infrastrukturës
Lajme

Ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, por Dimal Basha befason me numrin e vogël të votave deri më tash

30/12/2025 - 08:26
Fushata zgjedhore, PZAP-ja shqipton rreth 40 mijë euro gjoba për subjektet politike
Lajme

PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro

30/12/2025 - 08:14
KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Kryesore

Numërohen 100% e votave të rregullta, ja renditja e partive

30/12/2025 - 07:59
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Lajme

Guri pas rezultateve zgjedhore: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar – LDK do të ringritet

29/12/2025 - 22:45
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
Lajme

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër

29/12/2025 - 22:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë