Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Skenari Lajçak-Vuçiq” bëhet kërkesë zyrtare e Perëndimit, Kurtit i kërkohet Asociacioni pa vonesë

19/09/2023 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
“Skenari Lajçak-Vuçiq” bëhet kërkesë zyrtare e Perëndimit, Kurtit i kërkohet Asociacioni pa vonesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni së pari. Kjo tash është kërkesë zyrtare e BE-së për Kosovën. Kryeministrit Albin Kurti i kërkohet ta nisë punën menjëherë. Pasi shefi i Qeverisë foli për një skenar të koordinuar ndërmjet ndërmjetësit Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Perëndimi e ka hequr çdo dilemë, duke konfirmuar mbështetjen për planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes, të cilin Kurti e refuzoi në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tha se të enjten e ka refuzuar një propozim të Bashkimit Europian për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ai tha se në takimin e së enjtes me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pati “asimetri drastike” nga ndërmjetësit europianë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili e ndërmjetësoi takimin bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se Kurti s’ishte i gatshëm të ecte përpara, ndryshe nga Vuçiqi, për të cilin tha se “e ka pranuar propozimin” e BE-së për zbatim.

Propozimi i BE-së e kishte si bazë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nisja e procesit negociues rreth statutit të tij është vendosur në krye të hapave për implementimin e marrëveshjes.

Ndërsa do të niste puna për statutin e Asociacionit, Serbia parashihej të mos insistonte më në përdorimin e asteriksit dhe fusnotës në emrin e Kosovës në forumet rajonale.

Më tej parashihej që palët të mos ndërhynin në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe të përmbaheshin nga dhuna apo nxitja e saj.

Strukturat ilegale që veprojnë në Kosovë, sipas propozimit të BE-së, do të ndërprisnin veprimin vetëm pasi punët e tyre do të transferoheshin në Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më pas parashihej njohja e dokumenteve dhe simboleve, formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe aranzhimet praktike për shkëmbimin e misioneve të përhershme ndërmjet dy vendeve.

Serbia, sipas propozimit, më pas nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe do të kompletohej procedura e brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve kulturore dhe fetare serbe.

Në fund, propozimi i BE-së parasheh nisjen e negociatave për marrëveshjen finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Bashkimi Europian sot e lëshoi një deklaratë zyrtare, ku përmes kryediplomatit europian, Joseb Borrell i bën thirrje Kosovës që ta nisë pa vonesa të reja dhe pa asnjë parakusht punën për themelimin e Asociacionit.

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet dhe mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejme, që gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për t’i zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejmë”, thuhet në deklaratën e bllokut europian.

Po ashtu, aty shprehet mbështetja e plotë e 27 vendeve anëtare të BE-së për Lajçak.

“BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga europiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dy rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre europiane”, thuhet në deklaratë.

Kurti beson në një skenar të koordinuar Lajçak-Vuçiq në Bruksel

Deklarata e sotme e BE-së e pason një akuzë të rëndë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai doli të hënën në një konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe e akuzoi emisarin europian, Miroslav Lajçak se ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ta vënë atë përballë një skenari të cilin tha se “dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”.

Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” dhe se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai u ekspozua “përballë një skenari” të Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti. Vuçiq dhe Lajçak, sipas tij, ishin të koordinuar.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha ai.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se Vuçiq dhe Lajçak i reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkuan kërkesës së BE-së, SHBA-ja e mori nën mbrojtje Lajçakun

Emisari Miroslav Lajçak u takua dje me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga të cilët mori mbështejte.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, shkroi Lajçak pas takimit.

Për të mos lënë vend për ndonjë dilemë, Gjermania e mirëpriti deklaratën e BE-së.

“Deklarata në emër të shteteve anëtare të BE-27 për dialogun Kosovë-Serbi. Një thirrje e qartë kristal e BE-27 drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, shkroi në “X” ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.

Mbretëria e Bashkuar iu bashkua gjithashtu thirrjes së BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ambasada britanike në Prishtinë e shpërndau deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, ku ndër tjerash, u kërkua që të fillojë pa vonesë puna për themelimin e Asociacionit.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në “X”.

Takimi i fundit në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit të enjten nuk e ka zmbrapsur Perëndimin për të insistuar sërish në zbatim të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve këtë vit.

JU REKOMANDOJMË

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe
04/09/2026 - 14:00

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, në kuadër të sulmit në lagjen e Jasharëve në Prekaz....

Më shumëDetails

Arben Gashi kujton debatin e moçëm me Kurtin: Kundërshtarë po, armiq jo – Kosova mbi të gjithë

Arben Gashi kujton debatin e moçëm me Kurtin: Kundërshtarë po, armiq jo – Kosova mbi të gjithë
04/09/2026 - 13:44

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje për rikthimin e debatit politik dhe bashkimin brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kundërshtari politik nuk duhet të...

Më shumëDetails

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
04/09/2026 - 13:06

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Armend Zemaj, mbrëmë në një intervistë në Pressing është pyetur edhe rreth mundësisë që Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani të shkojnë drejt një...

Më shumëDetails

“Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
04/09/2026 - 13:01

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se gazetari Lirim Mehmetaj i është nënshtruar sot në mëngjes një testi për praninë e substancave narkotike, lidhur me videon e manipuluar që...

Më shumëDetails

Afera 15-milionëshe me tenderin naftës, Prokuroria interviston përfaqësuesit e “IP Petrol” dhe AQP-së

Afera 15-milionëshe me tenderin naftës, Prokuroria interviston përfaqësuesit e “IP Petrol” dhe AQP-së
04/09/2026 - 12:46

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarr veprimet konkrete për aferën 15-milionëshe me naftë. Pas hulumtimit lidhur me tenderin për furnizim të veturave shtetërore me naftë, i cili është...

Më shumëDetails

BE-ja i dërgon sinjal Serbisë pas kthimit të Mladiqit: Ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë provë

BE-ja i dërgon sinjal Serbisë pas kthimit të Mladiqit: Ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë provë
04/09/2026 - 12:37

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë në mënyrën se si shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e vlerësojnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë