Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar

17/01/2026 - 10:55
në Lajme, Ndryshe
A A
Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot mbushen plot 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Krishterimit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Krishterimit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Krishtere. Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.

Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment.

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon kërkesën e SPAK-ut për Ballukun

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon kërkesën e SPAK-ut për Ballukun
12/03/2026 - 11:28

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun.Sipas raportimeve të A2CNN, 128 deputetë ishin prezentë në sallë, ku 47 prej tyre...

Më shumëDetails

Abdixhiku paralajmëron nisjen e ‘‘bashkimit qytetar’’: Projekti tejkalon hidhërimet, ambiciet e dallimet e vogla

Abdixhiku paralajmëron nisjen e ‘‘bashkimit qytetar’’: Projekti tejkalon hidhërimet, ambiciet e dallimet e vogla
12/03/2026 - 11:10

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të ‘’nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët’’. I pari i...

Më shumëDetails

Kryeministri vizitoi Mehmet Hajrizin: Demonstratat e ’81-shit, themel për luftën çlirimtare

Kryeministri vizitoi Mehmet Hajrizin: Demonstratat e ’81-shit, themel për luftën çlirimtare
12/03/2026 - 10:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar veprimtarin e çështjes kombëtare Mehmet Hajrizin në përvjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981, duke theksuar kontributin e tij dhe të...

Më shumëDetails

Tahiri: Kosova gjendet në situatën më të rëndë që nga pavarësia

Tahiri: Kosova gjendet në situatën më të rëndë që nga pavarësia
12/03/2026 - 10:32

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se Kosova është në situatën më të rëndë që...

Më shumëDetails

Musliu: Kurti po kërkon kapjen e shtetit

Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
12/03/2026 - 10:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar...

Më shumëDetails

Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente
12/03/2026 - 10:06

Komplet anëtarësia e partisë GUXO në Deçan, kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt. Kjo bashkë me kryesinë dhe kryetaren. Lajmin e ka bërë të ditur Rabije Haklaj, kryetare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    314 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë