Skuadra e Ballkanit ka shprehur mbështetjen për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Marshi do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.
“Mbështesim drejtësinë, jo politikën! FC Ballkani, prej futbollistëve e deri tek gjithë stafi, jemi krah protestës të së martës me 17.02.2026, “DREJTËSI, JO POLITIKË”!
Përkrahim vetëm drejtësinë dhe transparencën, larg çdo agjende politike”, ka shkruar klubi.













