Klubi Futbollistik, Opoja, nga komuna e Dragashit, është skuadra e vetme kosovare që i ka të gjitha fitore.
KF Opoja është i vetmi klub që bën gara nën organizimin e FFK, ku ka bilanc 100% të fitoreve.
Në tetë ndeshje të luajtura, Opoja kryeson tabelën në Ligën e tretë, Grupi A, me 24 pikë të grumbulluara.











