Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar së nën Qeverinë Kurti korrupsioni në Kosovë është normalizuar.
Ai ka bërë me dije se pushteti aktual këtë fenomen negativ e ka bërë vlerë pozitive.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka ironizuar me sjelljen e kësaj qeveria ndaj korrupsionit, duke theksuar se “dita e korrupsionit të futet në kalendarin e festave piblike”.
“Në javën e korrupsionit. Meqë korrupsioni te ne është normalizuar e bërë vlerë pozitive me të cilën krenohemi e marrim edhe vota, në këtë javë do të ishte mirë të mbahen aktivitete të ndryshme festive për korrupsionin, si: – Dita e korrupsionit të futet në kalendarin e festave piblike. – Të mbahen leksione të hapura ku flitet për dobitë dhe të mirat që ka dhe që sjell korrupsioni. – Në orën e parë nëpër shkolla t’u flitet nxënësve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e korrupsionit, zhvillimin dhe të ardhmën e korrupsionit te ne. – Në shkolla të shtohet lënda Teknikat dhe Taktikat e Korrupsionit”, ka shkruar ai.












