Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me ofertat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se babadimri i vitit të ri do të mbetet nën hijen e babadimrit të fushatës zgjedhore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka paralajmëruar se mund të këtë sërish zgjedhje në fillim të vitit të ardhshëm.
“Këtë vit Babadimri i vitit të ri do të mbetet nën hije, gati i padukshëm, nga Babadimri i fushatës zgjedhore. Babadimri i fushatës do të na sjell shumë më shumë surpriza e dhurata, sesa fluturimi me saja i Babadimrit të zakonshëm. Gëzuar kjo fushatë, 10 muaj pas fushatës tjetër, dhe fushata tjetër pas dy muajve!”, ka shkruar Smajljaj.













