Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sonte rikthehet spektakli i Euro 2024, Spanja përballë Francës

09/07/2024 - 09:07
në Sport
A A
Sonte rikthehet spektakli i Euro 2024, Spanja përballë Francës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Spanja e siguroi vendin në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, duke mundur nikoqirin, Gjermaninë në një ndeshje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe ku Mikel Merino shënoi golin vendimtar në minutën e 119-të.

Ky sukses e zgjati serinë e fitoreve të Spanjës në shtatë ndeshje radhazi dhe solli skena të gëzueshme për skuadrën e Luis de la Fuente, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe, Spanja ka treguar një sulm efikas, por mbrojtja e tyre e fortë meriton pjesën më të madhe të lavdërimeve. “La Roja” kanë pësuar vetëm një gol nga kundërshtarët në këtë kampionat dhe nuk kanë pësuar më shumë se një gol në asnjërën nga këto shtatë fitore.

Me këtë rekord mbrojtës, Spanja futet me plot vetëbesim në përballjen gjysmëfinale kundër Francës, veçanërisht pasi ata kanë arritur t’i mbajnë “Les Bleus” me një gol ose më pak në shtatë nga tetë përballjet e fundit mes tyre.

Ky vetëbesim mund të rritet edhe më shumë duke marrë parasysh formën e zbehtë të Francës në sulm gjatë turneut. Ata kaluan Portugalia në një ndeshje të tensionuar pa gola, ku Theo Hernández shënoi penalltinë fituese në gjuajtjet nga pika e bardhë pasi João Félix i Portugalisë kishte gabuar.

Është e habitshme që Franca ka arritur deri në gjysmëfinale pa shënuar asnjë gol nga loja e hapur. Një penallti e shënuar dhe dy autogola është bilanci i “Gjelave” në fazën ofanzive.

Trajneri Didier Deschamps pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet në sulm pas fitores, megjithatë reputacioni i tij si një fitues vazhdon të rritet.

Ai u emërua trajner në vitin 2012 dhe mund të arrijë në finalen e katërt të madhe nga gjashtë të mundshme nëse skuadra e tij fiton përsëri, duke mbajtur gjallë synimin e tij për t’u bërë personi i dytë pas gjermanit Berti Vogts që fiton një Kampionat Evropian si lojtar dhe si trajner.

JU REKOMANDOJMË

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, Dardanët udhëtojnë sot drejt Dublinit

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, Dardanët udhëtojnë sot drejt Dublinit
15/11/2026 - 15:26

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku të martën do të përballet me Irlandën në udhëtim. Pas...

Më shumëDetails

Ndeshje të mëdha në Ligën e Kombeve

Ndeshje të mëdha në Ligën e Kombeve
15/11/2026 - 12:43

Liga e Kombeve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve, ku në program janë disa përballje interesante, me shumë rëndësi për renditjen përfundimtare...

Më shumëDetails

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
15/11/2026 - 10:40

Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha. Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson...

Më shumëDetails

Llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të kombëtares: “Na keni dhënë shumë emocione”

Llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të kombëtares: “Na keni dhënë shumë emocione”
14/11/2026 - 18:20

Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren...

Më shumëDetails

Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit
14/11/2026 - 15:39

Ka fillluar ndeshja Kosovë- Izrael në kuadër të Ligës së Kombeve Himni i Izraelit u prit me fishllima nga tifozet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më shumëDetails

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen
14/11/2026 - 13:11

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në garën e xhudos që po mbahet në Zagreb, duke regjistruar dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë