Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA që nga marrja e postit në shkurt të këtij viti. Nuk ka ndonjë njoftim rreth takimeve të tij eventuale me Administratën e Trump, por Sorensen ka ushtruar atje diçka nga detyra e tij si ndërmjetës.
Atje, ai i bëri bashkë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli dhe atë të Serbisë Dragan Sutanovac, si dhe ambasadorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në ambasadën e BE-së në SHBA, të cilët bashkë u pritën nga e BE-së atje, Jovita Neliupšienė.
Kjo e fundit njoftoi se në këtë takim u diskutua për sigurinë, stabilitetin dhe për zgjerimin e rajonit.
“Kënaqësi të mirëpres Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Sorensen gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në këtë pozitë. Krahas ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor, në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi. Uniteti është çelësi për të ecur përpara”, ka thënë ambasadorja Neliupšienė.