Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

02/12/2023 - 08:12
në Lajme
A A
Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë.

Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për rreth dy dekada, veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike dr. Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992, Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës, ndërsa u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e marsit 1998.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Ai vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Kujdes! Këtë javë temperaturat parashihet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius
Lajme

Rikthehet vala e të nxehtit në fundjavë – deri në 36°C, javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

18/07/2025 - 02:21
Pamje nga operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që dyshohet se spiunoi për BIA-n
Lajme

Pamje nga operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që dyshohet se spiunoi për BIA-n

18/07/2025 - 02:18
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmundje të venave që shkakton ënjtje të këmbëve

17/07/2025 - 23:00
Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre
Lajme

Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

17/07/2025 - 22:45
Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti
Lajme

Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti

17/07/2025 - 22:35
“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë
Lajme

“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë

17/07/2025 - 22:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, reagon Vesa: Kishte kohë me mbjell flokët

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë