Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot shorti i eliminatoreve për Evropian, gjithçka që duhet të dini

09/10/2022 - 09:58
në Sport
A A
Sot shorti i eliminatoreve për Evropian, gjithçka që duhet të dini
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Shqipëria do të njohin këtë diel kundërshtarët që do të kenë përballë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale.

Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.

Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.

Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup.

JU REKOMANDOJMË

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni
Sport

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni

13/01/2026 - 20:14
Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja
Sport

Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja

13/01/2026 - 19:55
Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit
Sport

Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit

13/01/2026 - 18:46
Klopp i zemëruar nga performanca “kaotike” dhe konferenca për media
Sport

Klopp iu përgjigjet spekulimeve që e shohin si trajner të Realit, flet edhe për Alonson e Ancelottin

13/01/2026 - 13:16
Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave
Sport

Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave

13/01/2026 - 13:15
Nis epoka Arbeloa te Real Madridi
Sport

Nis epoka Arbeloa te Real Madridi

13/01/2026 - 13:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë