Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot vazhdimi i 21-të i telenovelës “dështimi i konstituimit”

25/05/2025 - 08:01
në Lajme
A A
KDI: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka dështuar për të 20-tën herë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

As në seancën e së premtes nuk pati kuorum për të votuar komisionin për votim të fshehtë. Vetëm 53 deputetë votuan pro, duke pamundësuar kështu vazhdimin e procesit.

Seanca e radhës është caktuar sot, me fillim nga ora 11:00.

Në 11 seancat e fundit, Kuvendi ka dështuar në të njëjtën pikë – në propozimin e kryesuesit Avni Dehari që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Të mërkurën, PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe AAK-ja nuk propozuan anëtarë për komisionin për votim të fshehtë dhe nuk morën pjesë në votim, duke e bllokuar kështu sërish procesin.

Pas dështimit të 20-të me radhë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokadën që po vazhdon në Kuvend.

“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, është shprehur Çitaku.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka kërkuar një reagim “racional” nga deputetët e partive opozitare, duke theksuar se bllokimi i Kuvendit po ndikon në kontrollin e institucioneve.

“Kjo situatë është e papranueshme, që kërkon zgjidhje të menjëhershme por për të gjetur zgjidhje të menjëhershme kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës që bllokojnë kuvendin dhe duke e bllokuar, bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të shtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura të Kosovës. Bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhjen e qeverisë. Nuk bëhet për një temë që është e vetëkuptueshme”, ka thënë Gërvalla.

Në anën tjetër, pak para nisjes së seancës, deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se në këmbim të votës për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, i është ofruar një pozitë si profesoreshë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo është pyetur nga gazetarët për këtë çështje, dhe përgjigjja e saj ka qenë: “Nuk kanë thënë direkt, por po”.

“Pata disa thirrje nga persona që nuk janë direkt të politikës, por të shoqërisë. Para disa vitesh kam aplikuar për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse e kam shtetësinë dhe kam plotësuar kushtet, por ka qenë para sa vitesh dhe më nuk kam aplikuar. Tash kanë thënë se ka mundësi për të biseduar për vendin e punës nëse…”, ka thënë ajo.

Balje ka bërë të ditur se një mike e saj, që nuk është e lidhur me politikën, ka qenë ajo që ia ka përcjellë këtë ofertë, të cilën e ka refuzuar.

“Kam thënë jo, kam refuzuar sepse nuk i njoh këta persona dhe ka qenë e papranueshme mënyra si ma kanë ofruar. Dy-tri thirrje. Nuk jemi takuar, kanë qenë telefonata”, është shprehur Balje.

JU REKOMANDOJMË

Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Lajme

Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

25/05/2025 - 11:08
Time Kadrijaj: Qeveria Kurti nuk po punon për të mirën e Kosovës, po merr veprime populliste për të ruajtur votat
Lajme

Kadrijaj (AAK): S’presim ndryshim, VV-ja duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit

25/05/2025 - 10:51
“Operacioni Ukraina”: Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Lajme

“Operacioni Ukraina”: Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25/05/2025 - 10:19
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
Kryesore

Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

25/05/2025 - 09:54
Kallas: Maqedonia vendin e ka në BE
Kryesore

Kallas: Liderët t’i lënë ndasitë anash – Kosova në plan të parë

25/05/2025 - 09:37
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Lajme

Kapet në Merdare i dënuari për “vjedhje të shërbimeve komunale”, dërgohet në burg

25/05/2025 - 09:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë (Emrat dhe mbiemrat)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Deri në 30 gradë, ja kur do të fillojnë temperaturat verore

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Në moshën 13 vjeçare i vdiq nëna, pastaj edhe babai, punonte për mbijetesë”-Ja si e përshkruante jetën e tij Festim Isufi

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë