Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spahiu: Balotazhi do të përcaktojë nëse vendi shkon në zgjedhje apo krijohet qeveria e re

02/11/2025 - 15:37
në Kryesore, Lajme
A A
Spahiu: Balotazhi do të përcaktojë nëse vendi shkon në zgjedhje apo krijohet qeveria e re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Takimi i partive politike me presidenten e vendit, Vjosa Osmani nuk solli ndonjë rezultat konkret lidhur me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Partitë opozitare në mungesë të numrave nuk propozuan mandatar në këtë takim, duke kërkuar nga presidentja që të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka lënë të kuptohet se do të bëjë edhe një përpjekje tjetër për dërgimin e një mandatari të ri për formimin e qeverisë.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një deklaratë për IndeksOnline ka thënë se balotazhi do të jetë përcaktues për zhvillimet politike të ardhshme.

“Besoj që do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Për shkak të balotazhit kjo është vetëm një manovër për të fituar pak kohë, derisa të dihet rezultati i tij. Sepse rezultati i balotazhit tregon se si mund të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve në nivel kombëtar”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje fiton në gjysmën e 12 komunave ku garon, do të motivohet për të shkuar menjëherë në zgjedhje, e në rast të kundërt mund të përpiqet të formojë qeverinë pa zgjedhje të reja.

“Nëse i humb të gjitha, atëherë do të përpiqet që të bëjë një qeveri pa shkuar në zgjedhje,” ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

Ai parashikon se Vetëvendosje mund të caktojë një mandatar të ri për të fituar kohë deri pas balotazhit, dhe më pas, varësisht nga rezultati të vendosë nëse do të shkojë në zgjedhje apo të kërkojë ndonjë kompromis politik. /IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Kica-Xhelili krikon ashpër Qeverinë: Policët pa shtesa u rrezikuan nga bandat kriminale në veri
Lajme

“E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

28/12/2025 - 23:50
PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Vjen reagimi i parë i PDK-së

28/12/2025 - 23:46
Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues
Kryesore

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

28/12/2025 - 23:12
Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë
Kryesore

Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë

28/12/2025 - 23:07
Sadiku i LDK-së ironizon me rezultatet zgjedhore: “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma” (VIDEO)
Kryesore

Sadiku i LDK-së ironizon me rezultatet zgjedhore: “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma” (VIDEO)

28/12/2025 - 22:15
Abdixhiku nuk e jep dorëheqjen, e thërret Kuvendin e LDK-së
Kryesore

Abdixhiku nuk e jep dorëheqjen, e thërret Kuvendin e LDK-së

28/12/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues

    Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba” – Buzhala për rezultatin e Exit Pollit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Parashikimi i Muharremit rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje: Dalja finale Kosovë rreth 850 mijë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë