Tashmë kanë mbetur vetëm edhe katër ditë kur Albin Kurti duhet ta paraqesë para Kuvendit kabinetin qeveritar.
Mirëpo analisti politik Nexhmedin Spahiu thotë se formimi i Qeverisë nga Kurti do të varet nga qëndrimi i Limajt.
“Gjasat për formimin e Qeverisë nuk janë as të mëdha as të vogla e kjo varet tani nga qëndrimi i Limajt i cili po duket se nuk po heq pe nga kërkesa për kryetar Parlamenti” thotë Spahiu për Indeksonline.
Ai thotë se Kurti ka gjasa më shumë ta bëjë qeverinë me Nismën pasi partitë tjera po refuzojnë.
Ndërsa nëse bën me PDK-në do të ishte vrasje politike për Vetëvendosjen.
“Me Nismën është më e pritshme, AAK po e refuzon, LDK poashtu.Me PDK-në do të ishte vetëvrasje politike për VV-në” shprehet Spahiu.
Më tutje Spahiu për Indeksonline thotë se nëse veç do të kemi qeveri ajo do të jetë stabile të paktën deri të zgjedhja e Presidentit e ndoshta edhe deri në fund të mandatit.
Spahiu shprehet se prioriteteti i parë i Qeverisë duhet të jetë përfundimi i autostradave.
“Prioriteti i parë duhet të jetë kompletimi i autostradave Prishtinë-Zveçan, Prishtinë Graçanicë, Prishtinë-Merdare, Prishtinë- Pejë, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë -Gjilan” thotë Spahiu për Indeksonline.
Një qeveri efikase të gjitha këto do t’i kryente për 6 muaj, nëse vazhdohet me ritmin ekzistues as për 60 vjet, shton tutje Spahiu.
Por Spahiu thotë se Qeveria duhet të ketë prioritet implementimin e marrëveshjes mbi bazën e planit franko-gjerman.