4 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka filluar takimet me subjektet politike opozitare për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Nga këto takime, sipas deklarimeve tyre, nuk është diskutuar për emra të përveçëm.
I vetmi emër deri tani është ai i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani.
Por, sipas profesorit universitar, Nexhmedin Spahiu, Osmani nuk pritet të zgjedhet Presidente sërish.
Ai pohoi për “Gazeta Blic” se asnjë subjekt polik nuk e do më Vjosa Osmanin për Presidente.
“Jo. Asnjë forcë politike nuk e do më Vjosën për presidente” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”















