Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja liron me kusht Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun

10/02/2026 - 14:57
në Lajme
A A
Specialja liron me kusht Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar sot (10 shkurt 2026) se ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, janë liruar me kusht për t’u kthyer në Kosovë.

Vendimi është marrë nga Gjykatësi i Vetëm pas rishikimit të paraburgimit, ku u konstatua se mbajtja e tyre e mëtejshme në izolim nuk ishte më e arsyeshme dhe as proporcionale.

Sipas komunikatës zyrtare, gjykatësi ka vlerësuar se e drejta për liri peshon më shumë se rreziqet e mundshme të pengimit të procesit. Një faktor kyç ishte se koha që Smakaj dhe Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim, tejkalon dënimin minimal që ata do të merrnin sipas ligjit nëse do të shpalleshin fajtorë.

“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen e krerëve të UÇK-së tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi të mos zbulohet”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka konstatuar se nuk ka rrezik për arratisje, sidomos për shkak të shumës së dorëzanisë financiare (garancisë) të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin nëse tentojnë të largohen.

Ndonëse janë liruar, Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në “Çështjen gjyqësore 12” dhe duhet t’u përmbahen një sërë kushtesh të caktuara nga gjykata.

Lirimi i tyre vjen në një moment kritik, pasi vetëm dje Prokuroria kërkoi dënime kapitale për krerët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
Lajme

Arrestohet një kosovar në Kukës, në kufi i kapen municion ushtarak dhe armë të ftohta

10/02/2026 - 15:48
“Deklaratat e VV për nënkryetarin nga Srpska pikë problematike”, Cakolli: Nëse ka konstituim, Osmani mund ta “noterizojë” Kurtin
Kryesore

“Deklaratat e VV për nënkryetarin nga Srpska pikë problematike”, Cakolli: Nëse ka konstituim, Osmani mund ta “noterizojë” Kurtin

10/02/2026 - 15:35
Haliti: Do punojmë për të dalë partia e parë, zgjedhjet mbahen kur dëshiron VV-ja
Lajme

Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para se të votojmë

10/02/2026 - 15:08
Deklarohet Osmani pas takimit me delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Priten investime në sektorin e shëndetësisë
Kryesore

Deklarohet Osmani pas takimit me delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Priten investime në sektorin e shëndetësisë

10/02/2026 - 14:55
Ekskluzive: Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale
Kryesore

Specialja jep detaje për lirimin e Haxhi Shalës

10/02/2026 - 14:44
Konjufca: Dinari i acaroi raportet me amerikanët, e dimë pse janë “hidhëruar”
Lajme

Konjufca: Do të jem në Hagë në ditën përfundimtare, do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës

10/02/2026 - 14:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së

    Pas kërkesës për dënim me nga 45 vite secilin nga ish-krerët e UÇK’së, vjen reagimi nga LVV

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • “Nxënësi është përdorues i drogave, e provokuan rëndë profesorin” Dalin detaje të reja nga video skandaloze në shkollë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “10 nxënës e sulmuan arsimtarin” – Psikologu i shkollës “Pavarësia” jep versionin ndryshe të ngjarjes

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Koci lajmërohet nga Serbia për rastin e Mithat Lozhanit, ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas sukseseve të mëdha në Kosovë, Dijari Sh.P.K. nis projektin e ëndrrave në Ulqin

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë