Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja pretendon se Thaçi dha udhëzime nga qelia në Hagë për të ndikuar dëshmitarët, e quajnë drejtues grupi

07/12/2024 - 15:30
në Kryesore, Lajme
A A
Dëshmitari i 91-të i ZPS-së përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Hagës ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.

Në aktakuzë ku Dhomat e Specializuara të Hagës kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës, tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023.

“Hashim THAÇI dhe Fadil FAZLIU diskutuan edhe për mënyrën e dhënies së udhëzimeve të THAÇIT dhe ranë në marrëveshje që djali i Fadil FAZLIUT, Fahri Fazliu, të kontaktonte dëshmitarin 1 për caktimin e një takimi. Fadil FAZLIU dhe Fahri FAZLIU ishin takuar më parë me dëshmitarin 1 më 2 qershor 2023, pasi kishin shkëmbyer mesazhe në telefon më 26 qershor 2023. Më 3 korrik 2023, Fahri FAZLIU shkëmbeu mesazhe me dëshmitarin 1 për organizimin e një takimi midis Fahri FAZLIUT, Fadil FAZLIUT dhe dëshmitarit 1 më vonë atë ditë, në përputhje me udhëzimet e Hashim THAÇIT për Fadil FAZLIUN”, thuhet në aktakuzë.
Tutje thuhet se më 3 shtator 2023, Thaçin në Hagë e kishte vizituar Hajredin Kuçi. Aktakuza thotë se përgjatë këtij takimi, Thaçi i kishte dhënë udhëzime për t’ia përcjellë dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit të Specuializuar, lidhur me atë se si duhej të dëshmonte çdo dëshmitar.

“Më 3 shtator 2023, Hajredin KUÇI vizitoi Hashim THAÇIN në qendrën e paraburgimit. Gjatë vizitës Hashim THAÇI i dha Hajredin KUÇIT udhëzime të hollësishme për t’ia përcjellë dëshmitarit të ZPS-së, [REDAKTUAR] ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 5’), [REDAKTUAR]  ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 2’) dhe [REDAKTUAR] ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 6’) lidhur me si duhej të dëshmonte çdo dëshmitar”, thekson aktakuza.

Sipas aktakuzës, Kuçi në mënyrë të përsëritur ka konfirmuar dhe është pajtuar me udhëzimet e marra nga Thaçi lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe ka dhënë sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’iu jepeshin dëshmitarit 5 dhe 6.
Aktakuza po ashtu tregon që Kuçi është takuar të paktën një herë me dëshmitarin 5 për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit

5.“Hajredin KUÇI në mënyrë të përsëritur konfirmoi dhe/ose u pajtua me udhëzimet e Hashim THAÇIT lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe dha sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’u jepeshin dëshmitarit 5 dhe dëshmitarit 6. Hajredin KUÇI gjithashtu konfirmoi se kishte takuar më parë dëshmitarin 5 të paktën një herë për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit 5.”, shkruhet në dokumentin e publikuar nga Specialja.

Po ashtu në aktakuzë përmendet edhe një takim në qendrën e paraburgimit të Thaçit me Bashkim Smakajn, në shtatorin e vitit 2023, ku thuhet se ish-presidenti kosvoar ka dhënë informacione konfidenciale dhe udhëzime lidhur me dëshmtiarin 2.
Specialja tregon se Smakaj gjithashtu e kishte vizituar Thaçin një muaj më vonë, dhe se në kontrollin që i ishte bërë makinës së Smakaja, ZPS ka gjetur një dokument ku është trajtuar çështja e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2, me një verzion të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet që Thaçi i kishte dhënë në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë shtatorit.

“Gjatë kontrollimit të makinës së Bashkim SMAKAJT më 30 tetor 2023, ZPS-ja gjeti një dokument ku trajtohej tema e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2, me një version të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet e dhëna nga Hashim THAÇI gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit më 9 shtator dhe 7 tetor 2023”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Speciales, Thaçi njëjtë ka vepruar edhe gjatë vizitës që i kishte bërë Isni Kilaj në qendrën e paraburgimit në Hagë, duke i dhënë udhëzimet lidhur me dëshmitarin 4. Specialja tregon që gjatë kontrollit të vendbanimit të Isni Kilajt më 2 nëntor 2023 ishin gjetur materiale që përmbanin informata konfidenciale të Dhomave të Specializuara dhe të dhëna identifikuese për dëshmitarët e mbrojtur, përfshirë edhe emrat e dëshmitarëve.

“Gjatë një kontrollit të vendbanimit të Isni KILAJT më 2 nëntor 2023, ZPS-ja gjeti materiale që përmbanin informacion konfidencial për proceset e DHSK-së dhe të dhëna identifikuese të dëshmitarëve të mbrojtur, përfshirë edhe emrat e dëshmitarëve. Konkretisht ZPS-ja gjeti mes mbeturinave të KILAJT faqe të grisura të deklaratave të mëparshme të dëshmitarit 4, ndër të cilat edhe një pjesë së cilës Hashim THAÇI iu referua gjatë vizitës së 6 tetorit 2023. ZPS-ja gjeti gjithashtu edhe fletë fletoreje që përmbanin, ndër të tjera, përmbledhje të dëshmive të pritshme të dëshmitarëve aktualë dhe të mëparshëm të ZPS-së, bashkë me kodet e tyre të dëshmitarit. Shënimet e gjetura në vendbanimin e KILAJT përmbajnë informacion që përkon me informacionin në përmbledhjet konfidenciale që iu bënë të njohura THAÇIT në kuadër të çështjes Thaçi dhe të tjerët”, thuhet në aktakuzë.
Aktakuza e ngarkon Thaçin dhe të tjerët edhe më përpjekje të pengimit të personave zyrtarë, duke e konsideruar Thaçin si drejtuesin e grupit.

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=0910c8e180385a52&doc_type=stl_filing_annex&lang=sqi&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR0-1fheQk_UCWwqoSY4dmphCwUF_IRLt2y4YDNhqvBIxR4CUG1mhO4iNzE_aem_X5k-ETmtJgPUx-LAjrY_IA&

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin
Lajme

Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin

06/06/2025 - 10:43
Njeriu i Trump-it: Musk emigrant i paligjshëm, të deportohet
Lajme

Njeriu i Trump-it: Musk emigrant i paligjshëm, të deportohet

06/06/2025 - 10:32
Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet
Lajme

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

06/06/2025 - 10:27
Myftiu e ngucë edhe Besnik Bislimin: Ti si po kalon në bisedime atje, ky i përgjigjet “…e kemi gjete nifarë mesi…”
Lajme

Myftiu e ngucë edhe Besnik Bislimin: Ti si po kalon në bisedime atje, ky i përgjigjet “…e kemi gjete nifarë mesi…”

06/06/2025 - 10:20
Myftiu ia çel temën e bllokadës Kurtit në BIK: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë
Kryesore

Myftiu ia çel temën e bllokadës Kurtit në BIK: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë

06/06/2025 - 09:38
LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë
Lajme

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë

06/06/2025 - 08:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1450 Shpërndaje
    Shpërndaje 580 Tweet 363
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë