Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

13/10/2025 - 18:41
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kërkonte masa shtesë në paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, në rastin ku së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria kishte kërkuar disa kufizime lidhur me vizitat e paprivilegjuara të Thaçit, me arsyetimin se ato janë të nevojshme për të mbrojtur procesin nga çdo përpjekje e Thaçit për t’i penguar procedurat e DhSK-së. Konkretisht, ishte kërkuar që të ndalohet vizita e disa personave tek Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Prokurorisë, e njëjta kërkesë i është paraqitur edhe gjyqtares së procedurës paraprake në rastin kundër administrimit të drejtësisë ku ishte kërkuar që t’iu ndalohet vizita tek Thaçi 14 personave- duke përfshirë tre vëllëzërit e tij, si dhe Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar.

Kërkesa nuk ishte pranuar që vizitat të ndaloheshin për vëllezërit e Thaçit, por ishte aprovuar për 11 të tjerët.

Sipas vendimit të 3 shtatorit 2025 i cili u bë publik më 10 tetor 2025, përveç kësaj, Prokuroria kishte kërkuar që çdo gjë që lidhet me këtë rast ose me rastin kundër administrimit të drejtësisë të ndalohet që të diskutohet gjatë vizitave të paprivilegjuara.

Sipas Prokurorisë, masat e kërkuara nuk janë ndëshkuese, por vendosin kufizime të arsyeshme pasi parandalojnë akte të tjera penguese të Thaçit.
>
Mbrojtja e Thaçit e kishte kundërshtuar këtë kërkesë të Prokurorisë, duke pretenduar se ndalesa për të diskutuar informacione që janë publike nuk është legjitime.

Sipas mbrojtjes, një kufizim i tillë është i pazbatueshëm dhe pothuajse i pamundur për t’u imponuar.

Ndërsa, sa i përket informacioenve konfidenciale, trupi gjykues ka rikujtuar se në mënyrë të vazhdueshme ua ka ripërsëritur të akuzuarve që ndalohet të diskutojnë ose zbulojnë çdo informacion të klasifikuar si konfidencial përveç me mbrojtjen e tyre.

Sipas trupit gjykues, një masë e tillë nuk ka pse të vendoset pasi tashmë kjo gjë është e ndaluar që nga fillimi.

Ndërsa, duke marrë parasysh faktin se një kërkesë e ngjashme është trajtuar edhe më herët- pra në rastin kundër administrimit të drejtësisë, trupi gjykues ka thënë se nuk do ta trajtojë kërkesën e ZPS-së dhe vlerëson se nuk është e nevojshme që të vendoset ndonjë kusht shtesë që Thaçi të ndalohet që të diskutojë për atë rast.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

JU REKOMANDOJMË

Këshilltari i Pecit, që ishte dënuar për falsifikim të rezultateve, eskalon në gjuhë skandaloze: “Ku jeni oooo…”
Kryesore

Këshilltari i Pecit, që ishte dënuar për falsifikim të rezultateve, eskalon në gjuhë skandaloze: “Ku jeni oooo…”

13/10/2025 - 21:15
Edi Rama i bashkohet thirrjes: Më 17 tetor, të gjithë bashkë për drejtësi për çlirimtarët
Kryesore

Edi Rama i bashkohet thirrjes: Më 17 tetor, të gjithë bashkë për drejtësi për çlirimtarët

13/10/2025 - 20:59
Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene në Lubjanë
Kryesore

Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene në Lubjanë

13/10/2025 - 19:33
Haradinaj viziton kandidatët e AAK-së që janë pjesë e balotazhit të 9 nëntorit
Lajme

Haradinaj viziton kandidatët e AAK-së që janë pjesë e balotazhit të 9 nëntorit

13/10/2025 - 19:30
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
Kryesore

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

13/10/2025 - 19:27
Egjipti: Kjo është një epokë e re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme
Lajme

Egjipti: Kjo është një epokë e re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme

13/10/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Exit Poll-i i UBO Consulting: Arian Tahiri prin bindshëm (Rezultati)

    Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

    500 Shpërndaje
    Shpërndaje 200 Tweet 125
  • Numërohen 100% e votave në këtë shkollë të Mitrovicës, Arian Tahiri fiton me 63.79% të votave

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Numërohen 99% votat për Asamble Komunale në Mitrovicë, prin bindshëm PDK

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E rëndë: Lëndohet minatori në minierën e Trepçës, aktualisht është në komë në QKUK

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Këto janë tri komunat që PDK i fitoi pa balotazh, në gjashtë e pret balotazhin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë