Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spiropali pas largimit nga detyra- Vendimet politike respektohen, në histori mbesin ata që s’e relativizojnë karakterin

27/02/2026 - 16:19
në Lajme
A A
Spiropali pas largimit nga detyra- Vendimet politike respektohen, në histori mbesin ata që s’e relativizojnë karakterin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.Në një postim në Facebook, Spiropali tha se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama dhe shtoi se me përfundimin e kësaj detyre, s’ka përfunduar rrugëtimi.

“Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit”, tha ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

JU REKOMANDOJMË

Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet

Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet
27/02/2026 - 17:13

Faton Peci nuk është më në krye të Ministrisë së Bujqësisë, ai tashmë drejton Komunën e Mitrovicës, por njerëzit që kanë shërbyer në kabinetin e tij, po emërohen...

Më shumëDetails

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum
27/02/2026 - 17:02

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të...

Më shumëDetails

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar
27/02/2026 - 16:54

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, mori pjesë mbrëmjen e kaluar në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe...

Më shumëDetails

Një gjykatë në Beograd dënon ish-pjesëtarin e UÇK-së në mungesë me 15 vjet burgim

Një gjykatë në Beograd dënon ish-pjesëtarin e UÇK-së në mungesë me 15 vjet burgim
27/02/2026 - 16:14

Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gjelosh Krasniqi me 15 vjet burgim nën akuzat për krime gjatë luftës...

Më shumëDetails

Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”

Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
27/02/2026 - 16:12

Kosova ka përfituar mbi 10 milionë dollarë  nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, një mekanizëm global që mbështet vendet në forcimin e kapaciteteve për parandalimin,...

Më shumëDetails

“Më shumë e shoh një zgjidhje mes LVV-së dhe LDK-së”

“Më shumë e shoh një zgjidhje mes LVV-së dhe LDK-së”
27/02/2026 - 16:08

Me gjithë diskutimet e zhvilluara, partia në pushtet dhe dy partitë më të mëdha në opozitë ende nuk kanë arritur pajtueshmëri për çështjen presidentit, derisa janë paralajmëruar takime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë