Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spiropali: SHBA s’e futi në listë të zezë Shqipërinë, s’janë bllokuar vizat për turistë, studentë e qytetarë

15/01/2026 - 11:54
në Lajme
A A
Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka sqaruar vendimin e SHBA-së për ndalimin e procesimit për vizat imigruese për 75 vende të botës ku në listë është edhe Shqipëria e Kosova.

Në një videdomesazh në Facebook, ministrja Spiropali ka sqaruar se lëvizjet dhe udhëtime e shqiptarëve nuk janë bllokuar dhe se është një ndryshim në politikën e imigracionit të SHBA-së.

“Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit”.

Spiropali tha se nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Fjala e plotë e Spiropalit:

Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.

Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.

Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.

Ju përshëndes dhe ditë sa më të mbarë.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i ShBA’së për pezullimin e vizave, DASH del me sqarim
Kryesore

Vendimi i ShBA’së për pezullimin e vizave, DASH del me sqarim

15/01/2026 - 12:47
Incident në Spitalin e Mitrovicës, sulmohet një infermiere dhe dy punonjës
Lajme

Incident në Spitalin e Mitrovicës, sulmohet një infermiere dhe dy punonjës

15/01/2026 - 12:28
Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit
Kryesore

Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit

15/01/2026 - 12:14
Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Maliqi: Vendimi i SHBA’së për viza s’lidhet me ato turistike, por me imigrantët e 75 vendeve që përfituan ndihma

15/01/2026 - 11:12
Tërmkolli: Nëse Kurti ka bërë diçka pozitive, është refuzimi i Open Balkan
Lajme

Termkolli thotë se Kurti, Osmani dhe Abdixhiku janë “kuadro të përgatitura nga Sorosi”

15/01/2026 - 11:11
Prokurorja: Kemi prova materiale që Nagip Krasniqi i ka dërguar projekte Dejona Mihalit, ajo kundërligjshëm ka vendosur për to
Kryesore

Prokurorja: Kemi prova materiale që Nagip Krasniqi i ka dërguar projekte Dejona Mihalit, ajo kundërligjshëm ka vendosur për to

15/01/2026 - 11:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë