Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spiropali zbut raportet “që agravuan” më 2023, Kurtit ia la një kompliment dhe një mesazh të “pavërejtur” për dialogun

26/02/2026 - 14:03
në Lajme
A A
Spiropali zbut raportet “që agravuan” më 2023, Kurtit ia la një kompliment dhe një mesazh të “pavërejtur” për dialogun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryediplomatja shqiptare erdhi në Kosovë pak ditë pas formimit të qeverisë së re me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe si duket me qëllimin për të ristartuar raportin mes dy vendeve me “marrëdhënie vëllazërore”, i cili pa një përkeqësim më 2023 kur Kurti po kundërshtohej me Perëndimin. Elisa Spiropali njoftoi për rifillimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, ia bëri një kompliment Kurtit, pati fjalë të mira për udhëheqjen e Osmanin, paralajmëroi për ndryshimet gjeopolitike dhe la një porosi për dialogun me Serbinë.

Ministrja për Europë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, harxhoi një ditë të plotë pune për vizitën e saj në Kosovë ku zhvilloi një sërë takimesh.

Spiropali erdhi me mesazhin se Kosova dhe Shqipëria s’e kanë luksin të ecin paralelisht në arenën ndërkombëtare, por se rrugën duhet ta bëjnë bashkë.

Në këtë drejtim, ajo paralajmëroi hapa strategjikë që duhet të bëjnë dy qeveritë për koordinim të ngushtë dhe njoftoi se me homologun e saj Glauk Konjufca kanë dakorduar përgatitjet për takimin e radhës ndërqeveritar dhe “riaktivizimin e mekanizmave strategjikë të përbashkët”.

Me këtë ajo lajmëroi për zbutjen e raporteve mes Kosovës e Shqipërisë, të cilat u përkeqësuan deri në anulimin e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive në qershor të 2023-ës.

Tensionet me Shqipërinë u ngritën për shkak të qasjes që ndoqi kryeministri Albin Kurti atëherë karshi Bashkimit Europian e SHBA-në për ngjarjet në veri me vendosjen e kryetarëve shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama, që s’ishte pajtuar me veprimet e homologut të tij, kishte deklaruar se mbledhja s’mund të mbahej në formatin që kishte nisur të bëhej tradicional mes dy qeverive. Në vend të saj, Rama kishte kërkuar të fliste me Kurtin për tensionet në veri.

Pas një telefonate me ish-kryediplomatin Joseph Borrell, Rama kishte deklaruar: “Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”.

Kjo e kishte shtyrë Kurtin të këmbëngulte që mbledhja të zhvillohej në formatin e planifikuar, prandaj mbledhja dështoi.

Kjo s’ishte e vetmja krisje Kurti-Rama, e cila ishte vu në qendër të opinionit.

Rama kishte hartuar një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë e të cilin e kishte dorëzuar te presidenti i Francës e kancelari i Gjermanisë.

Në përgjigjen e dhënë për këtë nismë të Ramës, Kurti duke ironizuar e kishte udhëzuar atë që propozimin ta aplikonte për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”.

Sidoqoftë, pas kësaj periudhe Kurti e Rama u munduan t’i fshihnin tensionet mes vete në samitet ku iu ra të takoheshin.

Por, në vizitën e ministres së Ramës në Kosovë u kumtua një zbutje e rivendosje raportesh tashmë kur qeveria e re e Kurti ka zënë vend.

Fillimisht, ajo nisi vizitën e saj zyrtare në Prekaz krahas homologut të saj me të cilin me t’u kthyer në Prishtinë zhvilloi një takim dhe pas tij një konferencë për media.

Takimi i radhës i saj ishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, të cilës po i përfundon mandati.

Këtu Spiropali lavdëroi rolin e saj në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët – një çështje që vetë Osmani po e shtyn së fundi teksa kërkon me ngulm edhe një mandat të dytë.

“Pritja nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësimin për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe vendet e BE-së”, shkroi ajo.

Një kompliment e ruajti edhe për Kurtin, të cilin me humor e bëri faktor për daljen e diellit.

Gjatë dorështrëngimit për fotografi para gazetarëve, Spiropali u dëgjua të thoshte: “E ka nxjerrë Albini diellin sot’’.

Pas takimit me të, Spiropali tha se hapi i radhës i bashkëpunimit do të jetë mbledhja e përbashkët e qeverive Rama-Kurti “me projekte konkrete, me afate dhe me përgjegjësi të qarta”.

Nga krerët e institucioneve në fund e la takimin me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe nga aty shkoi në KFOR për t’u takuar me komandantin e misionit e me trupën e forcave shqiptare.

Pastaj, radha iu erdhi liderëve të opozitës.

Ajo fillimisht ia zuri derën Bedri Hamzës të PDK-së e më pas Lumir Abdixhikut të LDK-së. Ndërsa për sot e la kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Një porosi që shkoi si e pavërejtur, Spiropali e la për dialogun Kosovë-Serbi.

Në postimin e saj për takimin me Kurtin, Spiropali, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe pasi tha se e ka përgëzuar që Kosova formoi në kohë Kuvendin dhe Qeverinë, i kërkoi atij “vendimmarrje të qartë” edhe për dialogun me Serbinë.

“Stabiliteti nuk është luks. Është kusht për vendimmarrje të qartë – në proceset e brendshme, në dialog dhe në rrugën e integrimit”.

Për dialogun me Serbinë, Spiropali foli edhe në konferencën e përbashkët me Konjufcën ku përsëriti pozicionin e shtetit shqiptar se negociatat me Serbinë duhet të përfundojnë me njohje reciproke.

“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.

Vizitën e Spiropalit në Kosovë e pa edhe për një mision tjetër analisti Blerim Latifi. Ai tha se me këtë vizitë të saj, që e nisi në Prekaz në kohën kur u përfol shumë se një anëtar nga familja Jashari do të mund të ishte kandidat i pranueshëm për të gjitha partitë në Kuvend, Shqipëria po bën përpjekje “për të lehtësuar arritjen e një konsensusi ndërpartiak për Presidentin”.

“Kosova ka marrë përsipër obligime të rëndësishme ndërkombëtare, situata në Europë dhe ajo globale mbetet e trazuar dhe një krizë e re politike në Kosovë do të mund ta dëmtonte seriozisht reputacionin e saj si partner i besueshëm në aleancat ku është e përfshirë. A do të ketë sukses misioni i Spiropalit? Kjo mbetet të shihet shumë shpejt”.

JU REKOMANDOJMË

Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
26/02/2026 - 14:54

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil, si kontrabandë brenda institucionit. Vizita është ndërprerë...

Më shumëDetails

Gani Geci: Vjosa Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën me Marrëveshjen e Ohrit

Gani Geci: Vjosa Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën me Marrëveshjen e Ohrit
26/02/2026 - 14:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka treguar edhe për një bisedë që thotë se e ka pasur me...

Më shumëDetails

Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: ‘Na kanë dëgjuar edhe në bisedat me avokatë’

Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së
26/02/2026 - 14:45

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka folur lidhur me trajtimin e bisedave konfidenciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në një prononcim për emisionin “Kosova Today”,...

Më shumëDetails

Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë

Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
26/02/2026 - 14:31

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shprehur gatishmëri për të qenë njëri nga kandidatët konsensual për president të vendit. Ai i ka publikuar në Facebook një letër të...

Më shumëDetails

Kurti: Demaçi dhe Dehari, emra që frymëzojnë rrugën tonë përpara

Kurti: Demaçi dhe Dehari, emra që frymëzojnë rrugën tonë përpara
26/02/2026 - 14:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar figurat e Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në përvjetorin e lindjes së tyre, 26 shkurt. Kurti e cilësoi Demaçin si emrin...

Më shumëDetails

Mbrojtja ajrore ‘Made in Europe’, a po vjen alternativa ndaj sistemit Patriot nga Gjermania?

Mbrojtja ajrore ‘Made in Europe’, a po vjen alternativa ndaj sistemit Patriot nga Gjermania?
26/02/2026 - 14:20

Diehl Defence ka prezantuar një raketë të unifikuar që mund të shkrepet dhe qëllojë variante me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi të sistemit të mbrojtjes ajrore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    778 Shpërndaje
    Shpërndaje 311 Tweet 195

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë